LAJMI I FUNDIT:

SHBA fillon sulmet ajrore në Irak si kundërpërgjigje ndaj sulmit në Bagdat, ku u vranë trupat amerikane dhe një ushtar britanik

SHBA fillon sulmet ajrore në Irak si kundërpërgjigje ndaj sulmit në Bagdat, ku u vranë trupat amerikane dhe një ushtar britanik

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një seri sulmesh ajrore në Irak kundër disa lokacioneve të një milicie të mbështetur nga Irani, pasi kjo e fundit u fajësua për një sulm që vrau dhe plagosi trupat amerikane dhe britanike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndër objektet e sulmuara vonë të enjten ishte një aeroport në ndërtim e sipër në qytetin e shenjtë Karbala.

Ndërkaq ushtria e Irakut tha në një komunikatë se sulmet ajrore të SHBA-së vranë një civil dhe pesë personel të sigurisë.


Në një deklaratë, Pentagoni deklaroi se SHBA-të kryen sulme precize mbrojtëse, kundër objekteve të Kataib Hezbollah në të gjithë Irakun.

Lidhur me këtë rast ka reaguar Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, i cili tha se sulmet ajrore ishin si përgjigje ndaj sulmit me raketa në jug të kryeqytetit të Bagdadit, që vrau dy trupa amerikanë dhe një ushtar britanik.

“Forcat e Mbretërisë së Bashkuar janë në Irak me partnerë të koalicionit për të ndihmuar vendin të luftojë veprimtaritë terroriste dhe kushdo që kërkon t’i dëmtojë ato mund të presë një reagim të fortë”, tha Raab në një deklaratë./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori