Ministri i jashtëm i Portugalisë, Luis Amado, vendi i të cilit e kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, tha se OSBE-ja duhet ta ripërtërijë misionin e saj për një vit "pavarësisht nga përfundimi i negociatave aktuale për Kosovën".

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Nicholas Burns ndërkaq tha se, misioni ka luajtur rol kryesor në "mbrojtjen e pjesëtarëve që u takojnë grupeve etnike" dhe përfundimi i tij do të ishte "gabim dramatik".

Misioni i OSBE-së në Kosovë përbëhet prej afro 1 mijë vetëve dhe është misioni më i madh i këtillë i OSBE-së.

Ndërkohë 56 shtete të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë po marrin pjesë ne konferencën dyditore në Madrid të Spanjës e cila ka filluar të enjten. /REL/