Shawn Mendes komenton fotografitë ‘e nxehta’ të Bad Bunny për Calvin Klein, fansat shpërthejnë në reagime

Shawn Mendes ndezi rrjetin me një koment të thjeshtë, por të fuqishëm, në fotografitë e fundit të Bad Bunny për Calvin Klein.
Këngëtari portorikan postoi në Instagram imazhe ku shfaqet me të brendshme të markës, duke ekspozuar fizikun e tij të tonifikuar.
Mendes, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e një fushate të ngjashme në 2019, shkroi vetëm “guapo” – fjalë spanjolle për “i pashëm”, shkruan DailyMail.
Ky koment i shkurtë, por me shumë nënkuptime, shkaktoi një stuhi reagimesh në rrjetet sociale.
Fansat bënë shaka duke thënë se Shawn "nuk do t’i shpëtojë spekulimeve" dhe se "ai e donte aq shumë saqë filloi të flasë spanjisht".
Të tjerë përmendën marrëdhënien e tij me Camila Cabello dhe aluduan se ajo mund të kishte reaguar ndaj këtij momenti viral.
Spekulimet rreth seksualitetit të Mendes janë diskutuar prej kohësh. Në një koncert vitin e kaluar, ai pranoi se është ende duke e “kuptuar” këtë aspekt të jetës së tij dhe e cilësoi si një temë të ndërlikuar dhe shumë personale.
Pavarësisht kësaj, fansat vazhdojnë të analizojnë çdo deklaratë dhe veprim të tij.
Nga ana tjetër, Sabrina Carpenter, e cila u përfol për një lidhje me Shawn në 2023, së fundmi ka ngjallur vëmendje me këngën e saj "Taste", e cila sipas fansave mund të jetë një mesazh për marrëdhënien e tyre të dikurshme.
Në këngë, ajo flet për një dashuri të lënë pas dhe për shenja që ende mbeten.
Ndërsa Shawn Mendes vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, një gjë është e sigurt – fansat nuk do të ndalojnë së spekuluari për jetën e tij personale. /Telegrafi/























































