LAJMI I FUNDIT:

Sharon Stone sfidon vitet: Kombinimi i pagabueshëm i veshjeve të divës së filmit

Sharon Stone sfidon vitet: Kombinimi i pagabueshëm i veshjeve të divës së filmit

Aktorja shpjegoi se si duhet të duket një femër e moshës së pjekur!

Kur Sharon Stone (63) u shfaq në një festë të organizuar në Los Angeles, të gjitha zonjat e tjera ranë në plan të dytë. Askush nuk ka qëndruar indiferent ndaj dukjes së saj dhe zgjedhjes perfekt të stilit.


Ajo ka shpjeguar edhe një herë se si duhet të duket një zonjë e vërtetë, transmeton Telegrafi.

Veshja që ajo zgjodhi për këtë rast është një kombinim perfekt i elegancës dhe glamurit dhe nuk do të dalë kurrë nga moda. Nuk mund të gabohet me të.

Kostumi në ngjyrë të zezë është për të gjitha kohërat dhe është pa dyshim një pjesë për të cilën ia vlen të investohet.

Në të, çdo figurë duket më e hollë dhe nëse vishni taka si aktorja, do të dukeni edhe më mirë dhe më elegante.

Ju pëlqejnë këto kombinime apo zgjedhjet tuaja janë megjithatë fustane elegante?

/Telegrafi/