Ylli shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, në një intervistë për The Sun i është përgjigjur pyetjes më të shpeshtë, “Si i shpenzojnë lojtarët rrogat?.

Anësori i Përfaqësueses së Zvicrës u transferua te klubi anglez nga Interi, ndërsa rroga javore e tij është 77 mijë euro.


bowiwlecqaepr8h

25-vjeçari ka zbuluar se në çfarë i pëlqen të shpenzojë para e tij dhe kjo i ka befasuar paksa tifozët.

"Më pëlqen t’i shpenzojnë paratë në këpucë. As vetë nuk e di sa palë këpucë kam. Unë kam një dhomë të mbushur përplot me to, por më shumë preferoj ato sportive”, ka thënë Shaqiri, shkruan Telegrafi.

253036_361865227223094_58861472_n

“Jam zhvendosur në një shtëpi në Mançester, në një zonë të bukur. Ndihem i lumtur kur jam në shtëpi me familjen dhe miqtë e ngushtë duke e ditur se askush nuk po më shikon”.

“Të gjithë më njohim kur dal jashtë, posaçërisht kur jam në Zvicër. Nuk e kam bezdi të bëjë selfie, por jo edhe kur jam duke ngrënë në restorant”.

a2cbp7scmaehrrm

"Prindërit janë vizitorët e mi më të shpeshtë. Ata vijnë për çdo të dytën lojë që Stoke luan në shtëpi”, ka shtuar Xherdani.

10269_3_max

Po ashtu ylli shqiptar ka thënë se dëshiron të luajë në një klub më të madh se Stoke, i cili është edhe pjesëmarrës i rregullt në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

bwytpxgimaa-ay4

telegrafi sport app