Shaqiri shënon gol të ‘çmendur’ ndaj Crystal Palace (Video)
Sulmuesi anësor me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e radhës në kampionatin anglez, Ligën Premier.
Stoke City është duke luajtur në udhëtim te Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit anglez.
“Potters” kanë arritur të kalojnë në epërsi me fillim të pjesës së dytë, pasi e para përfundoi pa gola 0-0.
Shënues i golit ishte pikërisht futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili kaloi Stoken në epërsi 1-0 në minutën e 53-të.

Gjilanasi shënoi një supergol nga distanca, pasi më parë mori topin në gjysmë të fushës dhe kaloi disa futbollistë.
Ky ishte goli i tretë këtë sezon i reprezentuesit zviceran, teksa ka bërë edhe pesë asistime për bashkëlojtarët e tij. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























