LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Në Qeveri nuk është dorëzuar propozimi që viti shkollor të fillojë më vonë

Shaqiri: Në Qeveri nuk është dorëzuar propozimi që viti shkollor të fillojë më vonë

Propozimi që viti shkollor të fillojë më vonë, jo më 1 shtator, nuk i është dorëzuar Qeverisë, deklaroi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse mësimdhënësit dhe sindikatat janë konsultuar për propozimin e MASH-it që viti shkollor të fillojë më 11 shtator, të ketë pushim pranveror dhe të përfundojë nga fundi i qershorit.

“Ende nuk është parashtruar propozim në Qeveri. Është diskutim që filloi së bashku me sindikatat”, u përgjigj ministri, duke sqaruar se edhe pse tek ne viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, në vende të tjera ai fillon më vonë.

Ai theksoi se Qeveria do të vendosë si është më mirë për procesin arsimor, duke cekur se këto ndryshime mund të realizohen edhe nga shtatori, për çka, sipas tij, ka mjaft kohë.


“Nëse vendosim për 1 shtator, do të jetë e premte. Nëse vendosim për variantin e dytë, është nga mesi i muajit shtator. Varianti i tretë është fillimi i 1 shtatorit, por, gjithashtu nxënësit të kenë pushim pranveror”, sqaroi Shaqiri.

I pyetur nëse viti i ri shkollor do të fillojë pa probleme, ministri u përjgigj se konsideron që do të jetë ndër më të sukseshmit në pjesën e dorëzimit të librave shkollorë që nga fillimi.

Ministri u pyet nëse do të ketë përgjegjësi për atë që u hakuan testet e provimit të maturës.

“Kam kërkuar nga Qendra shtetërore e provimeve dhe Këshilli t’i ketë parasysh të gjitha ligjet dhe çdo shkelje, të ketë konkludime për procesin arsimor në pjesën e përshkrimit të maturës shtetërore. Nëse pati hakerim të një pjese të maturës shtetërore, do të kishte hapa tët tjerë. Por, edhe ne si shoqëri në periudhën në vijim të gjithë të japim kontribut që ngjarje të këtilla të ketë sa më pak në procesin arsimor”, theksoi Shaqiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori