Shaqiri në një ekip me Rooneyn

6:"© EPA
Stoke City ka hyrë në garë për sulmuesin e Manchester Unitedit, Wayne Rooney.
Sulmuesi anglez, Wayne Rooney pritet të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere, pasi lojtari nuk është në planet e trajnerit Jose Murinho.
Rooney gjatë janarit të këtij viti kishte përjashtuar mundësinë e kalimit në Kinë, por mund të transferohej te ndonjë skuadër angleze.
Tashmë në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe Stoke City, lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Mark Hughs.
Për shërbimet e tij interesim ka shprehur edhe Everton, skuadër në të cilën Rooney e kishte nisur karrierën para se të transferohej në Old Trafford.
Në rast se Rooney transferohet në Stoke, atëherë do të luante bashkë me Xherdan Shaqirin

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































