Stoke City ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Bournemouthi.

Është pikërisht ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili ka shënuar për epërsinë e skuadrës së tij prej 0-1.


Goli i Shaqirit erdhi pas një goditje të bukur me kokë nga gjilanasi, i cili ngjasoi në një sulmues tipike zone.

Ky gol u shënua në minutën e pestë të takimit pas asistimit të saktë të Papa Ndiaye.

Shaqiri po përjeton formë të mirë personale në këtë sezon pasi ky ishte goli i tij i pestë në Ligën Premier deri tani.

Djaloshi nga Zhegra gjithashtu ka edhe gjashtë asistime këtë sezon në kampionatin anglez. /Telegrafi/

telegrafi sport app