Xherdan Shaqiri ka thënë se është i gatshëm që të luajë për Liverpoolin në momentin që Jurgen Klopp e sheh të nevojshme.

Sipas tij, ai është në 100 për qind të formës dhe mund të luajë në disa pozicione.


Liverpooli i ka fituar tri ndeshjet e para në Ligën Premier.

"Menaxheri ka sjellë disa lojtarë këtë verë me cilësi shumë të mira, të cilët do të ndihmojnë shumë".

GettyImages 1015507308 1 Xherdan Shaqiri (Getty Images)

"Ky ekip kishte nevojë për një garë të vogël në pozita të ndryshme, sepse kjo i bën më mirë ekipit dhe e bën më të fortë, kështu që unë jam duke pritur. Ne e kemi filluar shumë mirë”.

"Unë besoj se unë mund të luaj në çdo pozicion përgjatë vijës së sulmit dhe trajneri e di këtë”.

"Kam luajtur në çdo pozicion në miqësore: kam luajtur si nëntë, kam luajtur si 10 dhe kam luajtur në krah”.

GettyImages 1015554568 1 Shaqiri i Liverpoolit (Getty Images)

"Kjo është me të vërtetë mirë dhe më pëlqen futbolli që e luan trajneri. Është futboll perfekt edhe për mua".

Shaqiri shtoi se është gjendur mirë në klubin e tij të ri dhe shumë lojtarë që ka njohur e kanë ndihmuar. /Telegrafi/   

telegrafi sport app