Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj së fundmi është kërcënuar përmes telefonit nga kryetari i Nismës në këtë komunë, Zafir Berisha.
Totaj ka njoftuar Policinë se është kërcënuar nga Berisha përmes telefonit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se rasti është paraqitur dje në polici dhe se në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar Zafir Berisha dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“Me datën 25.06.2022,viktima ka raportuar rastin ne polici se ka qenë i kanosur përmes telefonit nga i dyshuari Z.B për tre ditë. Pas pranimit të informatës viktima është intervistuar lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kujdestar I cili ka dhënë urdhër që të intervistohet i dyshuari ne cilësinë e të dyshuarit. Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e ka shoqëruar te dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti kanosje”, tha Gashi.
Ai shtoi se rasti është duke u hetuar nga njësiti Hetimeve rajonale ne Prizren.
Telegrafi ka kontaktuar me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj për të konfirmuar nëse kjo është e vërtetë, por i njëjti as nuk e ka mohuar e as pohuar një gjë të tillë.
Përmes një përgjigje me shkrim Totaj ka thënë se ndodhet jashtë vendit.
“Jam jashtë Kosovës zyrtarisht”, ka deklaruar Totaj.
Telegrafi ka provuar të kontaktoj edhe me kryetarin e Nismas, Zafir Berisha por i njëjti nuk u është përgjigjur telefonatave tona.
Ndryshe Sinjali ka raportuar se Berisha dyshohet t’i ketë thënë Totajt se do ta ngreh zhag nëpër Prizren, para se ta prishin koalicionin, për shkak të drejtorëve të zgjedhur në shkollat atje dhe “të dashurave” të tyre.
Ai madje raportohet se ka “paralajmëruar” të parin e Prizrenit se nuk do ta lë më kaq, me pretendimet se Totaj e ka shfrytëzuar atë gjatë fushatës zgjedhore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërmarrjet komunale në RMV kanë borxhe milionëshe, në mënyrë joligjore kanë blerë rrymë të shtrenjtë
DnV: Incidenti në Skenderaj cenon garën zgjedhore dhe lirinë e grumbullimit
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës