Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se deri tek mbyllja e gjimnazit të shkencave natyrore “Ahmet Gashi” ka ardhur nga një vlerësim i cili ka treguar se objekti i shkollës nuk i plotëson kushtet për mësim, dhe se rrezikon nxënësit.
Kjo drejtori ka marrë vendim që nxënësit e klasës së 10-të të kësaj shkolle të vendosën në objektin e shkollës fillore “Emin Duraku”, kurse klasat e 11-ta dhe të 12-ta do të vendosën në Gjimnazin “Sami Frashëri”.
Drejtoresha e Arsimit, në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala tha se objekti i shkollës “Ahmet Gashi” është në një gjendje mjaftë të rëndë dhe rrezikon jetën e nxënësve.
“Si drejtori e Arsimit ne kemi lëshuar një vendim për dislokimin e nxënësve nga gjimnazi “Ahmet Gashi”, në dy shkolla është fjala për klasën e 10 që do të kaloj në shkollën fillore “Emin Duraku”, kurse klasa e 11 dhe 12-të do të kaloj në gjimnazin “Sami Frashëri”. Gjithë kjo për shkak se është bërë një vlerësim i stabilitetit të ndërtesës dhe kushteve për mbajtjen e mësimit dhe kjo ndërtesë nuk i plotëson kushtet. Domethënë është gjendje emergjente është në pyetje siguria e nxënësve dhe për këtë arsye kemi menduar dhe kemi marr vendim që fëmijët të zhvendosen në dy lokacionet”, tha Shala.
Tutje ajo ka siguruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit se në atë hapësirë ku ndodhet aktualisht shkolla, nuk do ketë ndërtim tjetër përveç një shkolle të re e me standarde të larta.
“Nuk ka vendim për ndërtimin e ndonjë qendre tregtare dhe nuk do të bëhet qendër tregtare, tani posa e mora informatën që ajo është e dhe zonë e mbrojtur historike dhe nuk mund të bëhet ndonjë qendër tregtare shumë katëshe derisa ndërtesë mbi dy katëshe nuk mund të ketë. Të gjitha janë spekulime dislokimi i fëmijëve ka ndodhur për shkak të sigurisë“, deklaroi ajo.
Drejtoresha e Arsimit u shpreh se nga takimi që ka zhvilluar me mësimdhënësit dhe prindërit e gjimnazit “Ahmet Gashi” janë dakorduar për nesër t’i informojnë nxënësit për diskonim.
Ferid Fazliu nga drejtoria e Investimeve Kapitale tha se vendimi për mbylljen e gjimnazit “Ahmet Gashi” ka ardhur pas një raporti të një kompanie ndërtimore e cila ka vlerësuar se gjendja e objektit është jo funksionale.
Sipas tij kjo shkollë e cila është ndërtuar në kushtet e viteve të 60’ta tashmë është mjaftë e dëmtuar.
“Objekti nuk është stabil dhe nuk është funksional…Komunikimi horizontal dhe vertikal nuk i plotëson, muret pothuajse janë të kalbura, lagështia nga aspekti i stabilitetit objekti nuk i plotëson as kushtet nga aspekti sizmik sepse objekti është ndërtuar në vitet e 60’ta…Ndikimet e lagështisë në objekt kanë ndikua që objekti me qenë edhe i rrezikshëm me u dëmtua shtyllat, dëmtimi i tranjëve e kemi dëmtimin e mes katit, dëmtimin e mureve në bodrum”, tha Fazliu.
Asamblisti i PSD-së në Prishtinë, Adian Berisha ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po manipulon me qytetarët duke thënë dezinformata rreth mbylljes së shkollës.
“Po flas në cilësinë e asamblistit në Kuvendin Komunal domethënë profili jem është Adrian Berisha për 30 minuta do e shpërndaj një status ku munden me u gjet shumë fakte ….Po po gjithsesi”, tha Berisha.
Ndaj vendimit të Drejtorisë së Arsimit, që ky gjimnaz të transferohet në dy shkolla tjera, sot nxënësit e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” më Prishtinë, kanë protestuar para Komunës së Prishtinës. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët