Vendimi i Ministrisë së Tregtisë që t’u vendoset masa prej 10 për qind produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës është bërë për arsye ekonomike dhe politike, duke shtuar se importi i mallrave nga këto dy shtete e ka zbehur ekonominë e vendit për shumë vjet.
Sipas ministrit Endrit Shala, gjatë gjashtë ditëve sa ka qenë në fuqi kjo masë, janë inkasuar mbi 300 mijë euro të hyra shtesë dhe ka pasur rënie të importeve nga Serbia e Bosnja Hercegovina nën 50 për qind.
“Përfundimisht Bosnja dhe Serbia duhet të fillojnë ta trajtojnë Kosovën ashtu siç duhet, të fillojnë ta trajtojnë si shtet dhe mos të aplikojnë më barriera të cilat janë duke u aplikuar në raport me Kosovën, në raport me bizneset e Kosovës, në raport me politikën e jashtme të Kosovës, në të gjitha sferat edhe ekonomike por edhe politike. Vetëm në raportin gjashtëditor në 6 ditë sa ka qenë kjo masë në fuqi, Kosova ka inkasu përmbi 300 mijë euro të hyra shtesë nga aplikimi i kësaj mase, do të thotë i bie diku 70 deri në 80 mijë euro në ditë janë duke u inkasu, por çka është më kryesorja, importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë ra nën mbi 50 për qind”, tha ai në një intervistë për Ekonomia Online.
Shala shton se nuk beson që do të ketë lëvizje të çmimeve, madje u sugjeroi importuesve të Kosovës të fillojnë të orientohen në produkte të tjera.
“Nuk vërehen dhe nuk besoj se do të ketë lëvizje të çmimeve, unë i kisha sugjeru të gjithë importuesit kosovarë, të fillojnë të orientohen në produkte të tjera. Kosova ka produkte vendore, por Kosova ka edhe mundësi të importojë nga vende të tjera të cilat në këtë rast janë mike të Kosovës, e jo sikur Bosnja dhe Serbia, se si po vazhdojnë ato ta trajtojnë Kosovën”, u shpreh ai.
Ai ka thënë se kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për heqjen e kësaj mase, për shkak se në një mbledhje ata u ankuan se ajo prek edhe bizneset shqiptare, do të shqyrtohet më tej pastaj të merret një vendim se çka do të vendoset mbi atë tarifë.
“Është një kompani, e cila është kompani, nëse jemi të saktë kompania Fluidi, e cila një njësi e saj prodhuese e ka edhe në Preshevë. Komisioni që është brenda MTI-së me përbërje të zyrtarëve të MTI-së, doganave, Ministrisë së Financave, janë duke u shqyrtu, se a do të ketë mundësi se a do t’i hiqet tarifa apo do t’i hiqet tarifa 10 për qind kësaj kompanie, duke e trajtu këtë kompani si kompani vendore”, tha ai.
Shala theksoi se ka kërkuar nga prodhuesit vendasë ta rritin kualitetin e mallrave për t’i eksportuar më lehtë jashtë tregut kosovar dhe se prodhuesit vendas përkrahen edhe në panaire ndërkombëtare.
“Prioritet timin e kam prodhimin vendor. MTI është duke i bërë të gjitha hapat me qëllim përkrahjes së prodhuesit vendor, njëkohësisht kam kërku nga prodhuesit vendorë që edhe ata duke e pasë përkrahjen të cilën ne jemi duke iu dhënë, kam kërku që të fillojnë të përmirësojnë edhe kualitetin. MTI përpos në aspektet tjera, edhe kjo masë është në favor të prodhimit vendor, po ashtu jemi të fokusum edhe në mundësinë, do të thotë jemi duke përkrahë prodhuesin vendor që prodhimet e tij t’i ketë sa më të lehtë që t’i eksportojë në tregun e jashtëm. Ne i përkrahim shumë nëpër panaire ndërkombëtare që ata të mund t’i përfaqësojnë produktet e tyre në tregun e jashtëm”, theksoi ai.
Ministri është shprehur se ka pasur probleme në Ligjin për Investime Strategjike, për të cilin tha se ka kërkuar ndryshim dhe pas këtij ndryshimi, tha se do të fillojnë aplikimet e para të investitorëve të huaj.
“Sa i përket ligjit për investime strategjike, kanë ekzistu disa probleme apo vështirësi të cilat i kanë shprehë kompanitë e huaja të interesuara të investojnë në Kosovë, disa vështirësi në formën e aplikimit dhe mënyrën e aplikimit. Kam kërku ndryshimin e atyre akteve ligjore, ato vetëm janë ndryshuar, tash janë në konsultim publik, në momentin kur udhëzim i ri administrativ miratohet, ne shpresojmë që shumë shpejt të vazhdojmë me aplikimet e para të investitorëve, tashmë të interesuar për investime strategjike”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Aliu: Po planifikojmë tren të shpejtë në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën