LAJMI I FUNDIT:

Shala: Gratë e dhunuara të jenë të barabarta në shoqëri

Shala: Gratë e dhunuara të jenë të barabarta në shoqëri

Me shpresë që në të ardhmen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës nuk do të diskriminohen nga shoqëria jonë, sot është përmbyll fushata vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala tha se fushata me moton “Një fije dritë”, është bërë me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës, për krijimin e një pozite të barabartët të kësaj kategorie në shoqëri.

“Duke e ditur që tashmë gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë ku numri i tyre kalon mbi 20 mijë, aktualisht mbesin grupi më i margjinalizuar në shoqërinë tonë. ku të drejtat e tyre themelore nuk respektohen as nga organet shtetërore e as nga shoqëria jonë. Kam menduar që një fushatë tillë do të ndikoj në thyerjen e paragjykimeve luftimin e diskriminimit, stigmës, rritjen e ndërgjegjësimit e mbi të gjitha në promovimin e të drejtave të tyre për trajtim të barabartë në shoqëri”, tha Shala.


Ajo ka thënë se këto viktima edhe 18 vite pas jetojnë në errësirë duke mos pasur guximin të flasin hapur, ndërsa ka bërë thirrje që kjo kategori e shoqërisë të ketë më shumë përkrahje.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, tha se ato gra janë heroina dhe meritojnë respekt e mirënjohje.

“Memoria kolektive për to, nuk duhet të lihet e pa artikuluar dhe e pa institucionalizuar. Sepse sakrificat e tyre do të shërbejnë për edukimin, për qëndresën njerëzore për shumë breza të ardhshëm. Ato janë heroina të shtetit tonë, ato meritojnë para së gjithash respekt, mirënjohje dhe trajtim institucional. Meritojnë përkrahje sistematike, punësim, e pjesëmarrje të barabartë në institucione. Është për tu vlerësuar vendimi i kësaj qeverie për caktimin e pensioneve për këtë kategori dhe ne si shoqëri duhet të punojmë në luftimin e diskriminimit dhe stigmatizimit të heroinave tona”, tha Reshitaj.

Trajtim të vonuar e ka quajtur deputetja e PDK-së, Blerta Deliu trajtimin e viktimave të luftës. Ajo ka thënë se tashmë ato nuk janë vetë dhe do të gëzojnë pensionin.

“Jemi vonuar shume me çështjen e trajtimit të dinjitetshëm të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Mendoj se mund të thuhet se së fundmi këto gra nuk janë vetëm. Nuk janë vetë se duke filluar nga janari e dini se në skemat buxhetore janë futur edhe pensionimi i rregullt i tyre. Ky është lajm i mirë përkundër faktit që kanë kaluar kaq vite dhe kjo heshtje ka munguar”, tha Deliu.

Përfaqësuesja e ambasadës së Zvicrës, Viktoria Pagano, ka përgëzuar ambasadoren e vullnetit të mirë dhe ndikimin që ka pasur kampanja vetëdijësuese dhe që ka arrit një ndikim të madh në shoqëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Lajme
Kalo në kategori