Shakhtarit i munguan 10 lojtarë për shkak të COVID-19, por kjo nuk i pengoi ta turpëronin Real Madridin

Real Madrid pësoi humbje në shtëpi me rezultat 3-2 ndaj Shakhtar Donetsk që në këtë takim luante pa 10 lojtarë të ekipit të parë shkaku i COVID-19.
Shakhtarit u desh të luante me një ekip më të dobët se zakonisht për shkak të rasteve me COVID-19.
Emra si Serhiy Kryvtsov, Mykola Matviyenko, Ismaily, Taras Stepanenko, Alan Patrick, Viktor Kovalenko, Taison, Moraes e SerhiyBolbat ishin konfirmuar si mungesa shkaku i COVID-19 nga trajneri Luis Castro para ndeshjes.
Por edhe pa këta lojtarë, ukrainasit e mbyllën pjesën e parë me rezultat 3-0. Golat i shënuan Tete, Raphael Varane autogol dhe Manor Solomon shënuan.
Luka Modric dhe Vinicius Junior tentuan ta kthejnë ndeshjen, por nuk ia arritën të shmangin një humbje turpëruese.

Nga
Telegrafi
21/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































