Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi kanë uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2021 dhe është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet e reja të Kosovës.
Përmes postimit në Facebook, Kamberi ka uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren në këto zgjedhje, ndërkaq u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me institucionet e reja të Kosovës.
“Uroj Lëvizjen Vetëvendosje!, z.Albin Kurti dhe znj.Vjosa Osmani, për fitoren e tyre në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës. Shpreh po ashtu mirënjohjen time për partitë e tjera politike garuese në këto zgjedhje, përkatësisht për qëndrimet e tyre të matura politike, lidhur me rezultatin preliminar zgjedhor. Për Luginën e Preshevës në veçanti dhe për shqiptarët në Serbi në përgjithësi, mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme, që institucionet e Republikës së Kosovës të jenë funksionale dhe demokratike. Në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak” dhe të kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, shpreh përkushtimin tim të plotë, për të bashkëpunuar me institucionet e reja legjislative, ekzekutive dhe presidenciale të Republikës së Kosovës, që do të dalin nga zgjedhjet e 14 shkurtit”, shkruan Kamberi në Facebook.
Kamberi tha se mbetet jetik hartimi dhe zbatimi i një plani dhe programi shtetëror të Republikës së Kosovës, në bashkërendim me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës.
“Aq më tepër duke pasur parasysh se Republika e Kosovës mbetet shembull i veçantë pozitiv në rajon, lidhur me të drejtat ligjore dhe kushtetuese që garanton për pjesëtarët e minoriteteve. Shembull që shpërfaq po ashtu asimetrinë dhe mosharmonizimin e të drejtave të minoriteteve me Republikën e Serbisë në veçanti, por edhe me shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Andaj edhe mbetet jetik hartimi e zbatimi i një plani dhe programi shtetëror të Republikës së Kosovës, në bashkërendim me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës, në funksion të përmirësimit të gjendjes politike, ekonomike, shëndetësore, arsimore, sociale dhe kulturore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në kushte të shtypjes dhe të diskriminimit të tyre, nga ana e aparatit shtetëror të Republikës së Serbisë”, shkruan Kamberi.
Ndryshe, një urim përmes Facebook-ut e ka bërë edhe kryetari i Komunës i Bujanovcit, Nagip Arifi dhe ai i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
“Urime Kosovë, zgjedhjet demokratike. Urime populli i Kosovës që demonstrove fuqishëm votimin demokratikë e sjelljen e dinjitetshme qytetare. Urime Albin Kurti e Vjosa Osmani. Ju priftë e mbara. Zoti e bekoftë Kosovën”, shkruan Nagip Arifi.
“Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës treguan një nivel të lartë të demokracisë dhe qytetërimit, duke i realizuar këto zgjedhje në nivel të lartë të disiplinës dhe duke mundësuar shprehjen e lirë të vullnetit politik të çdo qytetari.Lëvizjes Vetëvendosje i urojmë për fitoren e arritur, duke i uruar suksese në qeverisjen e vendit në mandatin e ardhshëm, përmes vendosjes së rendit dhe drejtësisë, zhvillimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare. Nga Qeveria Kurti II, shqiptarët e Luginës së Preshevës presin një qasje edhe më proaktive, prezencë me më të madhe përmes projekteve konkrete investive për zgjidhjen e problemeve konkrete me të cilat përballet kjo popullatë, ndihmë konkrete sikurse me rastin e përkrahjes përmes Pakos financiare gjatë pandemisë gjatë vitit 2020, poashtu edhe vazhdimi i Pakos së dytë të përkrahjes për vitin 2021, jetësimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit si garancë për mbijetesën dhe zhvillimin e shqiptarëve në Luginë, si dhe përfshirjen e përfaqësuesve politik të Luginës në bisedimet politike mes Prishtinës dhe Beogradit. Fitorja bindëse e Vetëvendosjes dëshmon dhe një herë nivelin e lartë të vetëdijësimit të popullatës dhe nevojën e ndryshimit rrënjësor të konceptit politik e institucional, luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjen e mirë të vendit, fenomen që viteve të fundit ka filluar të zhvillohet tek shqiptarët, si sihariq i mirë dhe imponues për reformimin e klasës politike mbarëshqiptare. Urime dhe suksese”, shkruan Shqiprim Arifi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Rriten kërkesat e kosovarëve për azil pas liberalizimit të vizave
Avdiu: LPK-ja ka qenë themeluesja e UÇK-së
Një i ri theret me thikë në Gjilan
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë