LAJMI I FUNDIT:

Shahpaska – Demiri: MPPS dhe Agjencia për punësim do të vazhdojnë t’i mbështesin qytetarët

Shahpaska – Demiri: MPPS dhe Agjencia për punësim do të vazhdojnë t’i mbështesin qytetarët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale sot u takua me drejtorin e Agjencisë për punësim, Abdush Demiri dhe bashkëpunëtorët e tij, si institucion kyç për zbatimin e projekteve dhe programeve të financuara nga Instrumenti për ndihmë parainkuadruese (IPA) të BE-së, portofoli i të cilit në periudhën 2014-2020 arrin 23 milionë euro.

Siç thonë nga MPPS, në takim u konfirmua rëndësia e përshpejtimit të zbatimit të masave aktive për vetëpunësim dhe formalizim të bizneseve, si dhe grantet për krijim të vendeve të reja të punës në vlerë prej 10 milionë eurove të siguruara në kuadër të programit buxhetor “BE për rezistencë sociale dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Bashkëbiseduesit në takim u dakorduan të vazhdohet me zbatimin konsekuent të obligimeve nga Programi “BE për të rinjtë”, që ka të bëjë me implementimin e Garancës për të rinj dhe parasheh mbështetje të mbi 9000 të rinjve në Rajonin verilindor, Jugperëndimor dhe të Pollogut”.


“U dakorduan edhe hapa konkretë për përshpejtimin e implementimit të projektit “Aktivizimi i grupeve të ndjeshme në tregun e punës”, që është në funksion të zbatimit të reformës sociale dhe integrimit të shfrytëzuesve të ndihmës së garantuar minimale në tregun e punës”, thuhet në njoftimin e MPPS-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori