LAJMI I FUNDIT:

Shahpanska: Gjendja në çerdhet mbetet stabile

Shahpanska: Gjendja në çerdhet mbetet stabile

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpasnka sot kishte takim me përfaqësuese të nënave që janë në pushim lehonie. Në takim u bisedua edhe për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe si dhe për nevojën që komuna dhe drejtorët e çerdheve ta udhëheqin procesin e regjistrimit në çerdhe në mënyrë që të mundësohet shfrytëzimi i plotë i kapacitetit të çerdheve.

Shahpsnka njoftoi se MPPS po e ndjek gjendjen me pandeminë në çerdhe dhe se analiza tregon se çerdhet janë të sigurta dhe se nuk ka bartje të brendshme të virusit.

Sipas saj, sipas informacioneve të deritashme numri i fëmijëve të infektuar me coronavirus është minimal dhe se MPPS ka kërkuar nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të shqyrtohet mundësia për numrin e fëmijëve në çerdhe.


Sipas masave në fuqi, momentalisht grupet e fëmijëve deri në moshën 2 vjet kanë maksimum 12 fëmijë, ndërsa grupet e fëmijëve nga 2-10 kanë maksimum 15 fëmijë. Shahpanska propozon se nëse pranohet propozimi i tyre për rritjen e kapacitetit do të mundësohet pranimi i më shumë fëmijëve dhe do të sigurohet kujdesi për fëmijët posaçërisht të familjeve ku dy prindërit punojnë ose prindërit vetëushqyes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori