LAJMI I FUNDIT:
Prizreni -2° fair_day

Sezin Romi me ligjëratë në Prizren, tregon përvojat në procesin e arkivimit në institucionin kulturor Salt të Stambollit

Sezin Romi me ligjëratë në Prizren, tregon përvojat në procesin e arkivimit në institucionin kulturor Salt të Stambollit

Arkivimi, mbledhja dhe qasja në arkiva ka qenë tema që Sezin Romi, bibliotekiste dhe arkiviste e lartë në institucionin kulturor Salt të Stambollit ka shqyrtuar me përfaqësuesit e bibliotekave dhe arkivave nga Kosova, gjatë një ligjërate të mbajtur në hapësirat e Bibliotekës komunale të Prizrenit.

Para pjesëmarrësve ajo ka shpalosur përvojën e saj në procesin e arkivimit në Salt dhe për mënyrat se si mund të ndërtohen qasje më të mira të përdorimit të arkivave nga institucionet, sikurse edhe rolin e tyre në ndërtimin e historisë dhe të prodhimit të dijes apo njohurive, raporton Telegrafi.

Në mënyrë të natyrshme ligjërata e saj është ndërlidhur edhe me projektin e Arkivit Publik të Lumbardhit që bazohet në ndërtimin e një arkivi me përqendrim në historinë moderne të Prizrenit.


Me këtë rast ka bërë të ditur se njohja me hapësirën dhe praktikat e përpjekjet e Lumbardhit ka nisur prej vitit 2016 dhe se prej atëherë janë realizuar disa bashkëpunime, punëtori dhe ligjërata lidhur me procesin e arkivimit në të gjitha hapat e saj.

Ndërkaq, duke sjellë në vëmendje edhe synimin e Lumbardhit për të mbledhur arkiva familjare për të përpiluar historinë moderne të Prizrenit dhe për të lehtësuar qasshmërinë në to, Romi sqaroi konceptin Pad.ma (Public Access Digital Media Archive) duke thënë se “nuk duhet pritur për arkivat meqë procesi i arkivimit duhet të jetë i gjallë dhe i vijueshëm, e jo të pritet që koha të vërshojë që më pas t’i rikthehemi atyre”.

Ligjërata, sipas njoftimit të Lumbardhit, është zhvilluar në hapësirat e Bibliotekës komunale në Prizren, në praninë e zyrtarëve të kësaj biblioteke pastaj Arkivit Rajonal të Prizrenit, Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës dhe përfaqësuesve nga bibliotekat tjera, duke vënë në pah rolin e rëndësishëm të punës me arkivin si një formë bashkëpunimi që ndihmon përpjekjet për të informuar kujtesën kolektive si dhe praktikat e ndryshme tradicionale, digjitale dhe eksperimentale me arkivin, raporton Telegrafi.

Aktualisht Sezin Romi është udhëheqëse e lartë e Bibliotekës dhe Arkivit në institucionin Salt në Stamboll të Turqisë. Fusha kërkimore e Romit përfshin zhvillimin e koleksioneve të librave, kërkimeve dhe projekteve arkivore mbi historinë e artit në Turqi pas viteve 1950. Ajo gjithashtu është bashkë-redaktore e botimeve të ndryshme. Ndërsa Salt është një institucion kulturor jofitimprurës në shërbimin publik që angazhohet në kërkime, ekspozita, botime, projekte online, konferenca dhe programe të tjera publike në Turqi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Kalo në kategori