LAJMI I FUNDIT:

Sevilla përdori taktika të video-lojës ‘FIFA 20’ për të ndalur goditjet e dënimit nga Messi

Sevilla përdori taktika të video-lojës ‘FIFA 20’ për të ndalur goditjet e dënimit nga Messi

Për 16 vitet e kaluara skuadrat kanë provuar, dhe zakonisht nuk kanë arritur, të dalin me mënyra të përpjekjes për të ndaluar Lionel Messin, por të premten mbrëma Sevilla ia doli mbanë me dredhinë e fundit të përdorur gjatë ndeshjes.

Messi ka shënuar 699 gola në karrierë dhe të premten po shpresonte të arrinte shifrën jubilare prej 700 golave kur Barcelona u përball me Sevillan në kuadër të La Ligas.

Ekipi i Julen Lopetegui ka qenë i preferuari i Messit, pasi i ka shënuar më shumë se çdo skuadre tjetër, kështu që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë kishte të drejtën të ndjehej i sigurt se do të arrinte objektivin, por nuk ndodhi kështu.


Messin e lëshojnë nervat, godet kundërshtarin por shpëton pa u ndëshkuar nga gjyqtari
Lexo po ashtu Messin e lëshojnë nervat, godet kundërshtarin por shpëton pa u ndëshkuar nga gjyqtari

Kjo ndodhi pjesërisht edhe për shkak të taktikave që klubi andaluzian përdori për të ndalur goditjet e liga.

Taktikat e tyre kanë bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, pasi një lojtar i shtrirë prapa murit dhe një tjetër i vendosur te vija e portës ngjasonte në taktikat e video-lojës FIFA 20.

Messi ka shënuar një 54 gola nga goditjet e lira në karrierën e tij, kështu që nuk është çudi që kundërshtari mbrëmë vendosi të përdorë disa taktika mjaft të pazakonta.

Në një rast, 32-vjeçari argjentinas ishte afër të shënonte, por mbrojtësi i vendosur në vijë të portës arriti ta ndalonte golin.

Në fund, ndeshja përfundoi me barazim pa gola 0-0 dhe Barcelona mbetet tri pikë para vendit të dytë, Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

La Liga
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Kalo në kategori