San Antonio Spurs ka regjistruar fitoren e dytë radhazi vetëm pas vazhdimeve duke mposhtur me rezultat 94-90 ekipin e Minnesota Timberëolves në AT&T Center, teksa në American Airlines Arena, Miami Heat u përkujdes që të deklasojë kampionin Cleveland Cavaliers që ishte pa LeBron Jamesin dhe Kyrie Irvingun.

Spursat kishin ndihmën e Leonard i cili realizoi 34 pikë në këtë duel, 10 kërcime, 5 asistime dhe 6 topa të vjedhur, teksa u ndihmua nga Aldridge i cili po ashtu regjistroi double-double me 18 pikë e 10 kërcime.


Spurs me këtë fitore siguruan edhe playoffin për sezonin e 20-të radhazi, duke qenë klubi më konsistent në NBA, shkruan Telegrafi.

Pa LeBron Jamesin dhe Kyrie Irvingun që ishin vetëm spektatorë, Cleveland Cavaliers nuk kishte asnjë gjasë ndaj Miami Heat, ani pse gjashtë lojtarë regjistruan pikë dy-shifrore.

Megjithatë, më i miri ishte Hassan Ëhiteside me 20 pikë e 13 kërcime, pasuar nga Goran Dragic me 23 pikë.

San Antonio është vetëm dy fitore prapa Golden State që ka vendin e parë dhe pret nënkampionët më 11 mars, kurse Cleveland Cavaliers nuk e kanë në rrezik pozitën e parë andaj trajneri po tenton t’i pushojë lojtarët. /Telegrafi/

telegrafi sport app