Një nga episodet e miniserialit të realizuar nga HBO, “Chernobyl”, tregon historinë e Alexei Ananenkos dhe dy inxhinierëve tjerë, Valeri Bespalov dhe Boris Baranov, të cilët zbritën në korridoret e përmbysura, për të zbrazur rezervuarin me ujë radioaktiv që ndodhej rreth tri metra nën reaktorin në flakë, raporton AFP, transmeton Telegrafi.
https://youtu.be/2zS2NxP_2CY
Në ekran, tre burrat që paralajmërohen për vdekje të shpejtë, dolën vullnetarë në këtë mision për të shmangur një tragjedi më të madhe, me miliona të vdekur, që do të shkaktohej nga një shpërthim i dytë nga kontakti i lëndës djegëse bërthamore me ujin e rezervuarit.
Ananenko sot jeton në një apartament modest njëdhomësh, në dalje të Kievit.
“Kurrë nuk e kam menduar veten si hero. E kreva detyrën time”, pohon 59-vjeçari, i cili vuri jetën në rrezik në vitin 1986.
Në realitet, edhe pse kishte frikë nga një shpërthimi i dytë, intensiteti i katastrofës eventuale nuk ishte shumë i qartë. Ndërsa, burrat që në serial përshkruhen se pranojnë misionin vetëvrasës, nuk ishin të informuar mirë për rrezikun që u kanosej.
“Më urdhëruan të shkoj dhe shkova”, thotë Ananenko. “Nuk kishim frikë”.
Të mbrojtur vetëm me pajisjet e zhytjes, respiratorë të thjeshtë dhe bateri dore, ata ia dalin të gjejnë vendet e zbrazjes e që t’i hapin ato.
“Menjëherë dëgjova zhurmën që tregonte se uji po rrjedh. Ishte mahnitëse”, thotë Ananenko.
Teksa e sheh skenën në ekran, ai has në pasaktësi.
“Nuk i kishim ato”, thotë ai, duke drejtuar gishtin te cilindrat e oksigjenit. “Dhe, ecnim më shpejtë. Pse më shpejtë? Sepse po të ishim të ngadalshëm, doza e marrjes së rrezatimit do të ishte shumë më e madhe”.
Edhe pse i kishin dy dozimetra me vete, Ananenkos nuk i kujtohet shifra e rrezatimit që trupi i tij ka marrë.
“Kjo do të thotë se nuk ishte shumë e lartë”, shton.
Një nga burrat tjerë në mision, Baranov, vdiq më 2005, ndërsa i treti, Bespalov, jeton në të njëjtën lagje me Ananenkon.
Ananenko nuk ka vuajtur nga problemet shëndetësore pas atij misioni dhe ishte në gjendje të punonte në sektorin bërthamor deri në vitin 2017. Ai u detyrua të dal në pension pas një aksidenti me veturë nga i cili mbeti në komë për një muaj. Kjo ka ndikuar edhe në kujdesën e tij.
I dekoruar me medalje nga ish-BRSS dhe Ukraina, ai jeton me një pension prej 369 eurove.
Ndërkohë, një tjetër ish-punëtor i Çernobilit, Oleksiy Breus, që ishte teknik në reaktorin e katërt fatal, tha se kishte përshtypje pozitive për serinë, ndonëse ka disa kritika.“Shkencëtarët bërthamorë tregohen si njerëz që kanë frikë nga gjithçka, sidomos nga shefat e tyre, por në të vërtetë ata ishin shumë të vendosur”, këmbëngul ai. “Asnjë nga operatorët nuk u arratis pas shpërthimit. Përkundrazi, njerëzit e rinj erdhën për të ndihmuar në Pripyat, në qytetin e punëtorëve të elektranës bërthamore që u evakua pas incidentit. Pas katastrofës, na u desh të kalonim nëpër një ndërtesë që ishte në flakë dhe gjysmë e shkatërruar, për të shpëtuar kolegët e lënduar, për t’i sjellë tek mjekët dhe për të luftuar zjarrin”.
Sergiy Parashyn, ish-drejtor i Çernobilit, i cili udhëhoqi celulën e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik kur ndodhi katastrofa, gjithashtu e komenton serinë. Ai thotë se janë joreale skenat në bunkerin nëntokësor – që shfaqet në seri, si vendtakim midis stafit të lartë të elektranës dhe zyrtarëve politikë komunistë.
“Në fakt, specialistët punonin që t’ia dilnin se çfarë duhet bërë, por në seri shihen se si i refuzojnë informatat”, thotë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
KOLAPS
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
HISTORIA E NJENËS NGA ATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025