Sulmuesi Serge Gnabry e ka përshkruar përvojën e të luajturit në “Santiago Bernabeu” si diçka të veçantë, duke theksuar atmosferën unike që ofron impianti i Real Madrid.

Ylli gjerman po e pret me padurim përballjen ndaj gjigantit madrilen, pavarësisht që kohëve të fundit gjithnjë janë mposhtur.


“Atmosfera atje është e pabesueshme. Edhe si ekip mysafir, është kënaqësi të luash në atë ambient. Është thjesht e mahnitshme”.

“Para dy sezonesh kishim shansin tonë, por Madridi e përmbysi në minutat e fundit. Është një ndeshje e veçantë dhe si lojtar ëndërron të jesh pjesë e këtyre sfidave”.

Megjithatë, ai vuri në pah edhe mentalitetin e fortë të skuadrës së tij, duke përmendur emra si Joshua Kimmich, Manuel Neuer dhe Harry Kane.

“Kemi lojtarë si Kimmich, Neuer, Kane… mentaliteti këtu është i fortë si shkëmbi. Jemi konkurrues dhe plot besim. Nuk shkojmë atje me frikë, shkojmë për të luajtur lojën tonë”.

Deklarata të ngjashme kanë dhënë edhe dyshja Lennart Karl e Joshua Kimmich, të cilët po synojnë që kësaj radhe t’i hakmerren Real Madridit.

Kujtojmë, përballja mes dy gjigantëve zhvillohet të martën nga ora 21:00./Telegrafi/

telegrafi sport app