LAJMI I FUNDIT:

Serbia sërish kërkon diskutim për Kosovën në KS-të të OKB-së, SHBA, Britania, Franca dhe Suedia tentojnë ta bllokojnë

Serbia sërish kërkon diskutim për Kosovën në KS-të të OKB-së, SHBA, Britania, Franca dhe Suedia tentojnë ta bllokojnë

Britania e Madhe, SHBA-të, Franca dhe Suedia, shkruan “Novosti” se janë duke u munduar të parandalojnë që në rend të ditës në mbledhjen e 8 nëntorit të jetë temë diskutimi gjendja në Kosovë, sikurse që ishte vepruar në prill të këtij viti.

Këto vende të fuqishme sipas “Novosti” janë duke u munduar që të ndalin çdo temë që ka të bëjë me Kosovën si dhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, duke vepruar kështu kundër Rezolutës 1244, me të cilën parashiheshin mbledhjet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transmeton Telegrafi.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për situatën në Kosovë është dashur të futet në rend të ditës në gusht, por ishte Britania e Madhe që asokohe ishte kryesuese e Këshill të Sigurimit që kishte kundërshtuar që të diskutohet për këtë çështje.


Kundërshtimin e tyre e kishin përkrahur edhe SHBA-të, dhe kështu diskutimi për Kosovën edhe në shtator ishte anashkaluar kur SHBA-të ishin kryesuese në Këshillin e Sigurimit.

Por ky rotacion i kryesuesve kësaj radhe i ka takuar Kinës, e cila planifikon që në mbledhjen e radhës të fut në rend dite dy raportet për Kosovën të cilat i kishte përgatitur Guterres.

Megjithatë, edhe pse rendi i ditës ende nuk është konfirmuar, Britania e Madhe, SHBA-të, Franca dhe Suedia janë duke u munduar që edhe njëherë ta anashkalojnë diskutimin për Kosovën.

Për këtë arsye sipas Novosti, Serbia është në kontakt të vazhdueshëm me Kinën, për faktin se caktimi i rendit të ditës është çështje teknike e jo politike,  ku nuk mund të ketë veto, por duhet të arrihet vetëm me votat e shumicës.

Kjo do të thotë se vota e Rusisë dhe Kinës kanë peshën e njëjtë sikur të gjitha shtetet tjera, ku nga 15 vendet anëtare, Kosovën e kanë pranuar si shtet të pavarur 9 prej tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori