Kosova posedon dosjen dhe dokumente tjera, megjithatë Serbia vazhdon t’i mbaj mbi një mijë artefakte arkeologjike. Ato janë marrë vetëm për një ekspozitë në Beograd, por nuk janë kthyer për më shumë se dy dekada.
Drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha për KosovaPress, tha se ngecja në procesin e kthimit të artefakteve është çështje politike.
“Ato artefakte 1274, janë diçka më shumë arkeologjike 676, ndërsa afërsisht 570 janë etnologjike, janë pronë e institucioneve tona, më konkretisht në atë kohë kanë qenë pronë e Muzeut të Kosovës, tash e kemi Muzeun Kombëtar të Kosovës, janë marrë me libra, me revers për ekspozitë dhe janë të shënuara.
Fatmirësisht që ka mbetur dosja dhe kanë mbetet aktet normative që janë marrë dhe për secilin numër të artefaktit e kemi dosjen, është fatmirësi juridike që e kemi, sepse pa atë nuk kishim pasur të drejtë as t’i kërkojnë…
Ne kemi pasur biseda, kemi pasur takime përmes edhe këto tri katër vite përpara, jo në fund edhe me përfaqësues ndërkombëtarë apo ambasada, që e kemi diskutuar këtë çështje, dhe e fundit ka qenë edhe në Shqipëri një takim që është bërë prej delegacionit kosovar-shqiptar dhe ndërmjetësuesve të tjerë dhe ka mbetur si çështje më shumë politike”, tha ai.
Rexha kërkoi nga qeveria që në bisedimet e radhës të vendoset si pikë diskutimi, kthimi i këtyre eksponateve arkeologjikë në Kosovë.
“Unë mendoj se çështja e artefakteve, e vlerësoj duke parasysh raportet Kosovë-Serbi, politike që duhet edhe të jetë njëra prej bisedimeve tani që po zhvillohen, të hyn edhe kthimi i artefakteve arkeologjike, pasurisë arkeologjike të Kosovës nga institucionet e Serbisë, që janë marrë padrejtësisht. Dhe vlerësoj që pa një ndikim politikë dhe pa ndihmën e ndërkombëtarëve, ne do të kemi problem për t’i marrë, pavarësisht a është bërë kërkesa apo nuk është bërë. …
Unë kërkoj dhe jap mendim që Ministria e Kulturës që është pjesë e qeverisë dhe qeveria të merret në bisedimet e ardhshme me faktorin ndërkombëtarë apo të qitet njëra prej pikave që artefaktet arkeologjike të Republikës së Kosovës, që është pasuri ekskluzive e jona e mbahet padrejtë atje, të kthehen”, tha Rexha.
Para dy viteve ish-drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci kishte dërguar kërkesën zyrtare në adresat e Muzeut Kombëtar dhe atij Etnologjik në Beograd dhe Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, që t’i kthejnë 1.247 artefakte që janë marrë nga lufta e fundit, në fund të viteve të 90-ta.
Ndaj kësaj kërkese ishte përgjigjur Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, duke thënë se të gjitha artefaktet që burojnë nga Kosova, janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të Serbisë.
Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu, thotë për KosovaPress, se pavarësisht kërkesave të deritanishme, nuk do të ndalen së kërkuari kthimin e eksponateve arkeologjik në vendin e tyre.
“Dua të rikujtoj dy kërkesa që kanë qenë të vitit të kaluar, nga ish drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, përmes dy shkresave zyrtare, po ato vazhdojnë të mbahen atje. Në numër janë 676 artefakte arkeologjike, dhe 571 etnologjike, të cilat një ditë duhet të kthehen në Kosovë sepse janë të Kosovës, janë të muzeut….
Unë personalisht si drejtuese e institucionit, nuk mund të them se mund të ndikohet ose mund të përshpejtohet, sepse nëse flasim kështu, atëherë, në bazë të afateve që kanë qenë më herët të përcaktuara, ato nuk janë respektuar. Nuk e di nëse duhet të jetë, në vitin 2011-2012, kjo ka qenë pjesë e bisedimeve teknike, ka qenë e njohur si korniza për bisedime teknike, e them Muzeu Kombëtar i Kosovës nuk duhet të ndalet t’i kërkojë ato, sepse i takojnë këtij institucioni”, tha Aliu, raporton kp.
Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes emailit theksojnë se po punohet vazhdimisht në këtë drejtim, ndërsa potencojnë se në llogarinë zyrtare të tyre në rrjetin social Twitter, kanë nisur një fushatë informimi, publikojnë artefaktet dhe përshkrimin e tyre, të shoqëruara edhe me fotografi.
“Ministri Çeku në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës ka themeluar Komisionin shtetërorë për vlerësimin e dëmeve në trashëgiminë kulturore të Kosovës, që ka shkaktuar shteti i Serbisë gjatë luftës 1998-1999 dhe ky komision është duke përgatitur raportin e vlerësimit të këtij dëmi që Serbia ia ka borxh Kosovës.
Po ashtu, në takimet e ministrit Çeku me aktorët relevantë të trashëgimisë e ngreh si çështje diskutimi këtë padrejtësi dhe veprim të paligjshëm që Serbia po e vazhdon ndaj Republikës së Kosovës dhe pasurive të saj të trashëgimisë kulturore. Serbia padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme po i mban këto thesare të trashëgimisë kulturore të Kosovës, dhe MKRS po punon me një qasje profesionale dhe përmes rrugëve politike, në bashkëpunim me partnerë dhe organizata të ndryshme, që të mundësoj kthimin sa më të shpejtë të këtyre artefakteve në vendin e tyre, saktësisht në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjet e MKRS-së.
Pavarësisht këtyre kërkesave, deri më tani, nga ky thesar i artefakteve, Kosovës i është kthyer vetëm një prej tyre. “Hyjnesha në Fron”, është një eksponat që daton nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit dhe e cila u gjet në vitin 1956 në lokalitetin “Tjerrtorja”, të Prishtinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët