Kosova i ka gjasat mjaft të mira që të pranohet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë – INTERPOL dhe arsyet për të shpresuar se ky proces do të përfundojë me sukses janë mjaft reale, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017.
Behar Selimi, zëvendësministër i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës në largim, thotë për Radion Evropa e Lirë se pritjet reale që aplikimi i Kosovës për tu pranuar në INTERPOL do të rezultojë pozitivisht bazohen në interesin, të cilën shtetet anëtare të INTERPOL-it e kanë në fushën e sigurisë, për bashkëpunim multilateral dhe bilateral me Kosovën.
“Duke u nisur nga fakti që INTERPOL-i është kryesisht organizatë që bashkohet në vlera të përbashkëta por edhe në interesa të përbashkëta të sigurisë, të luftimit të krimit dhe parandalimit të tij, si dhe duke marrë parasysh një lloj lobimi të fuqishëm që është bërë, sidomos nga Ministria e Brendshme , nga ministri (Skënder) Hyseni, por edhe nga ministri i Jashtëm, zoti (Enver) Hoxhaj, e posaçërisht nga mbështetja që e kemi nga shtetet mike në krye me Shtete e Bashkuara, besoj se kësaj radhe kemi arsye të jemi entuziast”, thotë Selimi.
Megjithatë, Selimi thotë se pengesë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL mbetet lobimi i Serbisë, e cila është kundër këtij anëtarësimi. Por, sipas tij, tashmë ekzistojnë sinjale që ky lobim nuk do të rezultojë suksesshëm.
“Kosova i ka përmbushur shumë kritere, që kërkohen për të qenë anëtar i INTERPOL-it. Policia e Kosovës dhe organet e ndjekjes, si dhe ato të prokurorisë – e sidomos, po e përsëris, Policia e Kosovës – ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit edhe në aksione me karakter rajonal, në luftimin e krimit të organizuar. Prandaj, teknikisht dhe aspektin administrativ, Kosova i plotëson kushtet. Sa i përket aspektit politik, pengesa e vetme ose faktori i që po e vështirëson këtë proces, është Serbia. Sa do të e fuqishme kësaj radhe, mbetet ta shohim”.
Njohësi i aspekteve të sigurisë, Nuredin Ibishi, anëtar i Komisionit për siguri në përbërjen e tashme të shpërndarë të Kuvendit të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e vlerëson si pozitiv faktin që çështja e pranimit të Kosovës është futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it. Megjithatë, sipas tij, rrethanat aktuale nuk japin shumë shpresë se procesi mund të përfundojë pozitivisht për Kosovën.
“Pritjet janë realisht të vogla për pranim, tash kur janë edhe dy aplikime tjera, sidomos e Palestinës, për të cilën është një kundërshtim për pranim të tillë. Pra, vjen në një moment jo të volitshëm kur shqyrtohen. Po të ishte vetëm aplikacioni jonë, me siguri, mbase edhe do të kalonte. Por kur vijën edhe dy aplikime tjera, sidomos e Palestinës, atëherë situata pak ndërlikohet”.
Megjithatë, Ibishi shton se nevojat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL janë të mëdha, sidomos në kohën e tashme kur janë prezente rreziqet e reja për sigurinë. Sipas tij, Policia e Kosova dhe institucionet tjera të sigurisë kanë kontribuar shumë në këmbimin e informacioneve dhe mbështetjen e fletarrestimet që lëshohen nga INTERPOL-i, për të cilat kanë kryer punë dhe janë treguar institucione mjaft të qëndrueshme.
Anëtarësimi në INTERPOL, siç tha Ibishi, do t’i sillte Kosovës favore jo vetëm në kuptimin politik, por edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit./Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj