LAJMI I FUNDIT:

Serbia nën ombrellën ruse – grupi ekstremist ‘Ujqërit e natës’ po organizojnë një tubim në mbështetje të mbërritjes së Sergei Lavrovit në Beograd

Serbia nën ombrellën ruse – grupi ekstremist ‘Ujqërit e natës’ po organizojnë një tubim në mbështetje të mbërritjes së Sergei Lavrovit në Beograd

Grupi ekstremist “Ujqërit e natës”, i cili ka lidhje të forta me presidentin rus Vladimir Putin, ka paralajmëruar organizimin e një tubimi në Beograd në mbështetje për ardhjen e ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

Aleksander Zaldastanov, i njohur si udhëheqës i grupit, ka theksuar se të gjitha urat midis Federatës Ruse dhe qytetërimit perëndimor janë shembur.

“Kur u shërben këto ura, praktikisht nuk kemi asgjë të përbashkët”, theksoi ai për mediet e Kremlinit.


Kujtojmë, se Zaldastanov më 22 shkurt, pasi Putini njohu pavarësinë e të ashtuquajturave Republika të Donetskut dhe Luganskut, e përshëndeti lëvizjen e tij derisa ky grup brohoriste “Donbas-Rusi, Kiev-Rusi, Kosovë-Serbi!”.

Ai u nderua me “Urdhrin e Ekselencës” nga presidenti rus nëntë vjet më parë.

Përfaqësuesit e këtij klubi motoçiklistësh, njoftojnë mediet ruse, kanë bërë homazhe për viktimat e bombardimeve të NATO-s, para Ambasadës serbe në Moskë në muajin mars.

Po ashtu, anëtarët e këtij grupi morën pjesë edhe në liturgjitë në Mal të Zi, në vitin 2020. Edhe para kësaj kanë qëndruar në manastirin e Ostrogut, ku i ka shoqëruar Emir Kusturica.

Në tetor 2014, motoristët vizituan Malin e Zi në një turne të quajtur “Ballkani rus”, dhe vizita e tyre u promovua në faqen e internetit të Ambasadës ruse në Podgoricë.

Gjatë turneut të quajtur “Bota Sllave 2016”, ata do të vizitonin Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bullgarinë. Qëllimi, siç thoshin në atë kohë, është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Rusisë dhe vendeve me origjinë sllave.

Kjo organizatë ekziston që nga viti 1980, kur u themelua si një klub i dashamirëve të motoçikletës dhe muzikës rock.

Ata kanë zhvilluar lidhje të forta me Putinin, i cili shpesh në media i përshkruajnë si “miq”. “Ujqërit e natës” janë pjesëmarrës të rregullt në marshimet nacionaliste, të financuara nga Kremlini dhe thellësisht të përfshirë në strukturën e Kishës Ortodokse Ruse.

Kur Putin erdhi në Beograd në vitin 2011 për një ndeshje mes Zenit dhe Yllit të Kuq, Goran Jovanoviq – Fonza ishte ulur pranë tij në pjesën e personave VIP. Fonza është kryetar i degës serbe të këtij grupi ekstremist.

Këta janë të njohur për mbështetjen e tyre për serbët nga Kosova, por edhe për “punën e tyre humanitare” dhe mbështetjen për “Vëllezërit Ortodoks”.

Ish-presidenti serb Tomislav Nikoliq ka pritur Zaldastanovin dhe ka marrë dhuratë prej tij një jelek të motorristëve me stemat e Serbisë dhe Rusisë. Ai është pritur edhe nga ish-patriarku Irinej. Ata janë fotografuar disa herë në prani të Milorad Dodikut dhe Aleksandar Vulinit.

Besohet gjerësisht se anëtarët e këtij klubi motoçiklistësh synojnë të nxisin ndjenjën anti-perëndimore në Ballkan, ku kanë lidhje të forta me politikanët pro-rusë në rajon.

Eksperti rus Mark Galeotti, profesor i çështjeve gjeopolitike në Universitetin e New Yorkut, thotë se “Ujqërit e natës” veprojnë si “përfaqësues dhe mjet i shtetit”.

Me fjalë të tjera, Kremlini i ka nxjerrë nga margjina për të përdorur pro-putinizmin e tyre, ortodoksinë dhe retorikën anti-amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Donald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë

Donald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk

Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk

Amerika
Momenti kur Hillary Clinton fillon të qeshë ndaj planit të Trump për të riemërtuar Gjirin e Meksikës

Momenti kur Hillary Clinton fillon të qeshë ndaj planit të Trump për të riemërtuar Gjirin e Meksikës

Amerika
Gjithçka që ndodhi gjatë inagurimit të Donald Trumpit si president i SHBA-së

Gjithçka që ndodhi gjatë inagurimit të Donald Trumpit si president i SHBA-së

Shtatë pikat kyçe të fjalimit të parë të Donald Trumpit si president i SHBA-së

Shtatë pikat kyçe të fjalimit të parë të Donald Trumpit si president i SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori