LAJMI I FUNDIT:

Serbët i shitën shtëpitë që i ndërtoi shteti i Kosovës, presin të vendosen te ‘Lugina e Diellit’

Serbët i shitën shtëpitë që i ndërtoi shteti i Kosovës, presin të vendosen te ‘Lugina e Diellit’

Pothuajse asnjë familje serbe e zhvendosur në veri të Mitrovicës dhe në Serbi nuk ka shprehur vullnetin të kthehet e të jetojë në shtëpitë që i ndërtoi për ta Qeveria e Kosovës. Serbët e Vushtrrisë e të Mitrovicës i kanë shitur shtëpitë për të cilat shteti i Kosovës dhe organizata të ndryshme kanë dhënë mbi 2 milionë euro, shkruan gazeta “Zëri”.

Në Mitrovicë dhe në komunat e rajonit, Vushtrri, Skenderaj, por edhe në Istog e Klinë, pothuajse të gjitha shtëpitë e serbëve të dëmtuara gjatë luftës janë trajtuar me mjetet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të Qeverisë së Kosovës për t’ua krijuar familjeve serbe, që kanë ikur në veri të Kosovës dhe në pjesë të ndryshme të Serbisë, të kthehen dhe të jetojnë në pronat e tyre.

Por pothuajse asnjë familje serbe nuk ka shprehur vullnetin, të paktën ato të komunës së Vushtrrisë dhe të Mitrovicës, që të kthehen e të jetojnë në shtëpitë që ua ka ndërtuar Qeveria e Kosovës dhe organizata të ndryshme, për të cilat janë paguar hiç më pak se 2 milionë euro.


Të gjithë serbët e zhvendosur nga Vushtrria dhe nga Mitrovica presin të vendosen në vendbanimin “Lugina e Diellit” në Zveçan, që financohet nga qeveria e Serbisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori