LAJMI I FUNDIT:

Senzorë për rikverc për policët në Britani

Senzorë për rikverc për policët në Britani

Policia britanike ka pajisur të gjitha automjetet zyrtare me senzorë për të ecur ‘rikverc’ pasi policët nuk dinë të voziten mbrapa. Autoritetet kuptuan se më lirë është të vendosin senzorët për parkim sesa të ballafaqohen me numrin e madh të aksidenteve të trafikut me automjetet zyrtare.

Policia në Yorkshire vendosi që në secilin automobil të pajiset me senzorët për parkim në rikverc. Zyrtarët e policisë njoftuan se ata shpenzojnë shuma më të mëdha parash nga dëmet e shkaktuara gjatë parkimit, ndërsa një numër i madh i fatkeqësive ndodhin në oborrin dhe ndërtesat e policisë ku nuk ka shumë hapësirë dhe shpesh dëmtohen nga dy automobila.

Senzorët lajmërojnë me tingullin me zë kur shoferi i afrohet ndonjë pengese. Kryesisht vendosën në pjesën e përparme të automobilit, por policia lokale ka vendosur që automjetet t’i pajisë edhe për mbrapa. /Telegrafi/