Senny shpëton PSG-në “dramën” e gjashtë golave ndaj Strasbourgit

Paris Saint-Germain i mbijetoi një sfide dramatike në “Parkun e Princave”, duke barazuar 3-3 me Strasbourgun pas një ndeshjeje spektakolare ku skuadra mysafire humbi një epërsi prej dy golash dhe mundësinë historike për fitoren e parë në udhëtim ndaj kampionëve të Francës.
PSG e nisi fuqishëm ndeshjen dhe zhbllokoi rezultatin pas vetëm gjashtë minutash falë kombinimit të bukur mes Senny Mayulu dhe Bradley Barcola, që finalizoi me qetësi për 1-0.
Megjithatë, Strasbourgu reagoi menjëherë dhe pas disa rasteve të humbura, Joaquin Panichelli barazoi me një goditje perfekte me kokë, përpara se Diego Moreira të përfitonte nga një gabim i mbrojtjes parisiene dhe të përmbyste rezultatin për 2-1.
Në pjesën e dytë, Panichelli realizoi edhe golin e dytë personal, duke e çuar rezultatin në 3-1 dhe duke e futur PSG-në në vështirësi.
Por, vendasit nuk u dorëzuan: Gonçalo Ramos shënoi nga pika e bardhë për 3-2, ndërsa në minutat e fundit Senny Mayulu shpëtoi vendasit me golin e barazimit pas një aksioni ngulmuar.
Në fund, të dyja skuadrat patën raste për të fituar – Lee Kang goditi shtyllën dhe Kvaratskhelia dështoi me kokë – por rezultati mbeti i pandryshuar.
Ky është barazimi i parë i PSG-së në shtëpi që nga prilli, ndërsa Strasbourgu konfirmon formën e shkëlqyer nën drejtimin e Liam Rosenior, duke u shndërruar në një nga ekipet më tërheqëse të Evropës për momentin./Telegrafi/


















































