Bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Senatin e SHBA-ve, senatorja Joni Ernst (republikane nga Iowa) dhe senatori Gary Peters (demokrat nga Michigan) i kanë drejtuar letër Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për Luginën e Preshevës dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë atje.
Kështu ka bërë të ditur ish-anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi.
Bislimi në një postim ka Facebook ka shpërndarë letrën e dy senatorëve, të cilët i kërkojnë Sekretarit të Shtetit që të ngrisë temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe.
Letra potencon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht — qoftë përmes Raporteve të vet Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të Majit 2023 — për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasivizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik.

Lexoni të plotë shkrimin e Bislimit në Facebook.
Goditja e radhës për Beogradin nga Capitol Hill!
Kam argumentuar me vite të tëra se çelësi i zgjidhjes së sfidave me minoritetin serb në Kosovë është Lugina e Preshevës! Sot, jam më shumë se krenar të ndaj me ju letrën e bashkëkryesuesëve të Grupit për Çështje Shqiptare në Senatin e SHBA-ve, Senatorës Joni Ernst (Republikane nga Iowa) dhe Senatorit Gary Peters (Demokrat nga Michigan) drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, z. Blinken, për Luginën e Preshevës dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë atje!
Letra vjen si rezultat direkt i punës sime dhe Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane bashkë me delegacionin nga Lugina e Preshevës, me të cilët më 28 shkurt 2023 mbajtëm edhe një brifing në zyrat e Senatorëve Peters e Ernst në Senatin e SHBA-ve!
Në letrën e tyre, Senatorët i kërkojnë Sekretarit të Shtetit që të ngrisë temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe. Letra potencon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht — qoftë përmes Raporteve të vet Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të Majit 2023 — për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasivizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik.
Tutje, në letër kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë i pranuar edhe nga Serbia qysh më 2013.
“Që nga ajo kohë, qeveria në Beograd ka bërë progres të limituar në implementimin e këtij plani. Asnjë nga pikat prioritare të planit nuk është realizuar në tërësi, e tek përfaqësimi në institucione qeveritare, nuk ka pas aspak progres,” thuhet në letër.
“Ky plan është rruga diplomatike përpara për një komunitet që ka vuajtur kaq shumë nga të gjitha konfliktet e viteve të 1990-ta e tutje,” dhe përderisa Senatorët përkrahin procesin e dialogut (në mes Kosovës e Serbisë), ata po ashtu besojnë se “zgjidhja e drejtë e kërkesave legjitime të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës është çelësi për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon,” përfundojnë letrën e tyre Senatorët Peters dhe Ernst!
Letra senatoriale vije pak muaj pas letrës kongresionale të Kongresistëve Himes e Torres, po ashtu për Luginën, drejtuar Sekretarit Blinken.
Vazhdojmë tutje…”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi