Arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e sheh si të domosdoshme senatori amerikan, Ron Johnson.
Këtë gjë, ai e bëri të ditur pas takimit që e pati të martën me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
“Është gjithmonë kënaqësi të mirëpresësh Presidentin Thaçi në Uashington DC. E respektoj kurajon e Presidentit të Kosovës, sepse ai po mundohet të arrijë diçka shumë të vështirë dhe ajo është arritja e një zgjidhje paqësore mes Serbisë dhe Kosovës. Ne në Shtetet e Bashkuara jemi këtu që ta mbështesim atë”, ka shtuar senatori Johnson.
Sipas tij, Presidentit Thaçi dhe Presidentit Vuçiq duhet t’ju lënë hapësirën që të vijnë deri te marrëveshja, sepse ajo duhet të bëhet mes palëve, por në momentin që marrëveshja të arrihet të sigurojmë përkrahje që të sigurohemi se marrëveshja prodhim paqe, stabilitet siguri dhe prosperitet për popullin e Kosovës dhe Serbisë që të ecin përpara”, ka theksuar ai, pas takimit me presidentin Thaçi.
Senatori Johnson, ka thënë se një marrëveshje është e domosdoshme për të ardhme të ndritura të të dyja shteteve dhe ne jemi këtu që ta mbështesim dhe sërish kam respekt të thellë për Presidentin Thaçi për kurajon që po e tregon që të arrijë diçka kaq të vështirë.
Nga ana e tij, Presidenti Thaçi falënderoi senatorin Johnson për mbështetjen e vazhdueshme në këtë proces. Ai shtoi se arritja e kësaj marrëveshje është e vështirë, por se gjithçka do të lehtësohet me ndihmën amerikane.
“ Është kënaqësi për mua që sot takova senatorin Johnson i cili shpesh ka vizituar edhe Kosovën edhe Serbinë. Na ka inkurajuar vazhdimisht që të punojmë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë që nënkupton njohjen reciproke, anëtarësimin e Kosovës në OKB pas zëvendësimit të Rezolutës 1244, e di që nuk do të jetë një proces i lehtë por me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të senatorit Johnson gjërat mund të arrihen, mund të konkretizohen, mund të arrihet marrëveshja paqësore historike”, ka theksuar Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim