Senati amerikan konfirmon Mehmet Oz për të marrë drejtimin e agjencisë Medicare dhe Medicaid

Ish-kirurgu i zemrës Dr. Mehmet Oz u konfirmua të enjten për të udhëhequr Qendrat për Shërbimet e Medicare dhe Medicaid.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 64-vjeçari do të menaxhojë programet e sigurimeve shëndetësore për afërsisht gjysmën e vendit, me mbikëqyrjen e mbulimit të Medicare, Medicaid ose Affordable Care Act.
Qendrat për Shërbimet e Medicare dhe Medicaid ofrojnë mbulim të kujdesit shëndetësor për më shumë se 160 milionë amerikanë përmes shkëmbimeve të sigurimit shëndetësor të Medicare, Medicaid dhe Affordable Care Act.
Ai hyn në rolin e ri pasi Kongresi po debaton shkurtimet e programit Medicaid, i cili ofron mbulim për miliona amerikanë të varfër dhe me aftësi të kufizuara.
Oz nuk ka thënë ende nëse ai do të kundërshtonte shkurtime të tilla të programit të financuar nga qeveria, në vend të kësaj të ofronte një vizion për promovimin e stileve më të shëndetshme të jetesës, integrimin e inteligjencës artificiale në sistem dhe rimendimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor rural.
Oz, punoi për vite me radhë një kirurg i respektuar i zemrës në Universitetin e Kolumbisë.
Ish-prezantuesi i një emisioni televiziv flet shpesh për rëndësinë e një diete të shëndetshme.
Dhe ndërsa është përballur me disa kritika për promovimin e suplementeve të paprovuara të vitaminave dhe “trajtimeve holistike” – elementet kryesore të “lëvizjes MAHA” – ai ka inkurajuar rregullisht amerikanët që të vaksinohen. /Telegrafi/
















































