LAJMI I FUNDIT:

Sëmuret pasagjeri që po vinte në Kosovë, aeroplani nga Zvicra bën ulje emergjente

Sëmuret pasagjeri që po vinte në Kosovë, aeroplani nga Zvicra bën ulje emergjente

Këtë të diel, një avion i cili ishte nisur nga Bazeli dhe që kishte destinacion Prishtinën, kishte bërë një ulje emergjente në shtetin helen.

Aeroplani i linjës ajrore Enter Air, duhej të bënte një ulje emergjente menjëherë pas ngritjes pasi njëri nga pasagjerët ishte sëmurë.

Gjithçka ishte gati dhe avioni Boeing 737-800 në orën 12 u nis drejt Prishtinës.


Por në vend që të ulej në kryeqytetin e Kosovës një orë e gjysmë më vonë, avioni bëri një hark dhe u kthye në Basel, njoftojnë mediat zvicerane.

“Kthimi u bë sepse një prej pasagjerëve papritmas pati probleme shëndetësore që nuk i lejuan të vazhdonin fluturimin e tyre”, thanë nga departamenti i komunikimeve të aeroportit.

Aeroplani i linjës ajrore polake megjithatë u nis më vonë për në Prishtinë dhe fluturimi i dytë u realizua pa ndonjë problem, pos vones së shkaktuar nga kjo ndodhi e pazakontë.

Aeroporti shkroi se incidenti nuk kishte ndikim të mëtejshëm në operacionet e fluturimit./Telegrafi/