LAJMI I FUNDIT:

Selmani: 95 për qind të sulmeve ndaj gazetarëve, i ka bërë OBRM-PDUKM-ja

Selmani: 95 për qind të sulmeve ndaj gazetarëve, i ka bërë OBRM-PDUKM-ja

“95 për qind e sulmeve ndaj gazetarëve janë kryer nga pushteti i kaluar, gjegjësisht opozita e tanishme OBRM-PDUKM”, tha kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, duke shtuar se qeveria e re nuk tregon asnjë interes të veçantë për përmirësimin e situatës.

“Gazetarët në Maqedoni punojnë në kushte jo të sigurta. Vitin e kaluar u rrahën, kidnapuan, u kërcënuan me jetë, u shpallën tradhtarë, ndërsa institucionet nuk arritën të dënojnë asnjë nga dhunuesit”, tha Selmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai paraqiti raportin për mediat dhe sigurinë e gazetarëve për vitin 2017, në të cilin thuhet se gazetarët sulmohen, pasi dhunuesit duan t’i frikësojnë dhe heshtin, me qëllim që opinioni të mos mësojë veprat e politikanëve.


“Vitin e kaluar janë regjistruar 18 sulme, prej të cilëve 13 fizik dhe verbal, ndërsa të tjerët në pengimin e punës dhe mjetet e gazetarëve”, tha Selmani.

Sipas raportit, sulmi më i rëndë ndaj gazetarëve ka qenë më 27 prill të vitit të kaluar, ku siç tha Selmani, mbështetës të OBRM-PDUKM-së me dhunë u futën në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori