Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, i ftuar në “Përballje”, me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu ka folur për marrëveshjet e arritura në Shtëpinë e Bardhë dhe në Prishtinë, për kritikat e opozitës në lidhje me këto marrëveshje, për marrëdhëniet me partnerin e koalicionit, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Selmanaj gjatë kësaj interviste i është përgjigjur edhe deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i cili javën e kaluar, për Telegrafin kishte thënë se ata nuk kishin guxim sikur që kishte kryeministri, Avdullah Hoti që të dëmtonin Kosovën.
Selmanaj në këtë intervistë thotë se Qeveria Hoti e ka kthyer Kosovën në binarë të duhur dhe se LDK bëri veprimin më të mirë politik të brendshëm kur largoi Kurtin nga pozita e kryeministrit.

Sipas Selmanajt, opozita nuk ka probleme me marrëveshjen, por gjithçka po bëhet për shkak se nuk kanë qenë ata nënshkruesit e marrëveshjes në Washington.
“Ne ishim në Kuvend atë ditë dhe raportuam dhe i dëgjoja me kujdes, të ju them të drejtën, nuk kanë asgjë kundër marrëveshjes. Ata e kanë, pse nuk kanë qenë ata që e vendosin firmën vet. Njëri duke thënë fillimisht të zgjidhja për Kosovën është korrigjimi i kufijve, e tjetri duke thënë se i kemi do thika e do harta”, tha Selmanaj.
Po ashtu, Selmanaj tha se Qeveria dhe LDK-ja mund t’i thotë Vetëvendosjes se ua kanë dhënë mundësinë, por nuk mund të ua japin edhe guximin dhe dijen.
“Ne si Qeveri e Kosovës, edhe si LDK, mund të ju themi kështu, sidomos Vetëvendosjes: Mundësinë ua kemi dhënë që të shkoni atje, ama guximin nuk mund të ua japim. Tash unë mund të them, diçka është që mund të delegohet, por dija dhe guximi nuk mundet dhe unë mendoj që kjo Qeveri në momentin kur ka marrë vendime hiq populiste për Kosovën, sidomos për heqjen e reciprocitetit dhe të gjitha pengesave, nuk kanë qenë populiste, kemi qenë të vetëdijshëm për këtë, i kemi dhënë shans dialogut dhe kur i kemi dhënë shans dialogut në janë hapur të gjitha portat e rëndësishme ndërkombëtare”, tha Selmanaj.
Sa i përket qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje, se Qeveria e Kosovës është jolegale dhe jolegjitime, ai tha se janë paradokse dhe satira.
“Këto janë paradokse satirike, sepse si mund ta quash një Qeveri ilegale kur e gjithë bota po e ftonë dhe po e respekton. Ne nuk mundemi tash që për shkak të 25 përqindëshit të një partie politike, të vëmë në pikëpyetje atë 75 përqindëshin tjetër. Pjesa tjetër e spektrit politik në Kosovë nuk e quan këtë Qeveri jo-legjitime dhe jo-legale. Pastaj paradoksi tjetër që ndodh me Vetëvendosjen është se na quan jolegale dhe jo legjitime çdo ditë, por na thirr çdo ditë në raportim. Pse ftohet në raportim një qeveri jolegale. Një qeveri jolegale nuk kontrollohet. Legjitimiteti i Qeverisë nuk e ka fuqinë e madhe sepse ka një shumicë solide”, tha Selmanaj.
Zëvendëskryeministri po ashtu i është përgjigjur edhe kritikave për njohjen reciproke të Kosovës nga Serbia.

Ai përmendi diskutimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, që duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“Kam shumë pak energji të merrem me diskursin vendor, të paarsyeshëm dhe të pabazë, sepse që nga momenti që e kemi marrë ne Qeverinë e Kosovës, ne kemi thënë që po futemi në këtë proces të dialogut për njohjen e Kosovës dhe ne kur kemi biseduar me kancelaren Merkel dhe me presidentin Macron, të cilët kanë qenë ndërmjetësues të Samitit të Parisit, jemi pajtuar dhe kemi limite kohore që kjo çështje do të mbyllet me njohje reciproke dhe është çështje muajsh dhe çdo vizitë e jona shkohet për të bërë edhe një hap tutje drejt njohjes”, u shpreh ai.
Sipas tij, pritshmëritë se njohja nga Serbia do të ndodh në Shtëpinë e Bardhë nuk kanë qenë reale dhe se ata po punojnë në çdo takim për marrëveshjen finale me Serbinë.
“Nëse është krijuar përshtypja se në Shtëpi të Bardhë atë ditë do të ndodhte njohja, atëherë, janë pritje jo reale për Qeverinë e Kosovës. Ne kemi qenë të vetëdijshëm që po shkojmë për një marrëveshje për normalizim ekonomik dhe kemi vlerësuar që po shkojmë për njohje reciproke që do të vije pas kësaj marrëveshje”, tha Selmanaj.

“Çdo vizitë që bën, edhe zotëri Hyseni, por kjo nuk do të thotë që do të bëj marrëveshjen. Ne do të kemi takimet e radhës në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit Vuçiq, por nuk do të thotë që në ditën që shkojnë këta këtë ditë ka me ndodh njohja. Jemi çdo ditë duke shkruar edhe një paragraf të marrëveshjes finale që do të përfundoj me njohje reciproke. Pika e parë e marrëveshjes do të jetë njohja reciproke”, tha tutje.
“Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje ka me qenë gjithmonë nihilis, çka do që të bëjmë ne”, u shpreh Selmanaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri