SELFIE-t mund të shkaktojnë RRUDHA, mësoni më shumë për alarmin e ri

Në Konferencën dhe Ekspozitën e Estetikës së Fytyrës të mbajtur në Londër para disa ditësh, dermatologët thanë që bërja e selfie-ve mund të shkaktojë më shumë rrudha.
Të realizosh shumë “selfie” mund të shkaktojë rrudha dhe shenja në fytyrë. Ky pohim vjen nga ekspertët dermatologë, të cilët kanë thënë se ekspozimi në mënyrë të rregullt i fytyrës në rrezatimin elektromagnetik të telefonit, mund të dëmtojë lëkurën dhe të përshpejtojë plakjen.
Madje, disa mjekë pretendojnë së mund të zbulojnë edhe se me cilën dorë përdoruesi mban telefonin kur bën “selfie”, pasi ajo do të kuptohej nga njëra anë e fytyrës, që supozohet të jetë më e dëmtuar.
“Ata që bëjnë shumë selfie dhe blogger-et duhet të shqetësohen. Edhe drita e kaltër që marrim nga ekranet, mund të dëmtojë lëkurën tonë”, ka thënë Dr Simon Zokaie, drejtor mjekësor në Linia Skin Clinic.
“Mendoj që ka një boshllëk në treg për produktet mbrojtëse, sepse unë e di që ka njerëz që bëjnë shumë selfie dhe blogger-e që vijnë te unë dhe kanë parë që po ndodh një dëmtim dhe plakje në lëkurë…Është një rrezatim që ka gjatësi të tjera vale dhe kremi i diellit nuk e bllokon dot.”
Nuk është hera e parë që smartphone-at na zhgënjejnë. Ata janë gjithashtu përgjegjës për të frikshmen ‘tech neck’, qafën teknologjike, të shkaktuar nga shikimi i vazhdueshëm poshtë te ekranet dhe nga rritja e puçrave dhe shenjave të kuqe nga ngjeshja e telefonave që mbartin baktere, në fytyrë.
Këta faktorë kanë një efekt dëmtues në pamjen tonë, pak nga pak, çdo ditë.
“Mbështetur në përvojën time, mund të them me çfarë dore, të djathtën apo të majtën, e mban një person telefonin. Nisin të duken njolla të zbehta, si të papastra, që nuk janë në anën tjetër të fytyrës”, ka shtuar Dr. Zein Obagi.
Dr Zoakie ka thënë që kompanitë me produktet e tyre po kërkojnë ta mbushin këtë boshllëk në treg dhe që ju japin maksimumin e fotozhenisë, kështu që nuk ka nevojë të kaloni shumë kohë duke fiksuar ekranin e telefonit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës