Selena Gomez ka reaguar ndaj komenteve të fundit të Hailey Bieber, e cila në një intervistë për WSJ Magazine tha se nuk ndihet konkurruese me njerëz nga të cilët nuk frymëzohet, duke i quajtur krahasimet me Selenën “bezdisëse”.

Përgjigjja e Selenës erdhi përmes një postimi në Instagram, tashmë i fshirë, ku shkroi: Ajo mund të thotë çfarë të dojë. Nuk ndikon aspak në jetën time. Ji e sjellshme. Ka vend për të gjithë”.


Ajo u bëri thirrje edhe fansave që “ta lënë Hailey-n të qetë”, shkruan DailyMail.

Hailey, e martuar me Justin Bieber dhe nënë e një djali, ka qenë vazhdimisht në qendër të spekulimeve për një “grindje” të mundshme me Selenën, e cila ishte në një lidhje me Justin nga viti 2010 deri më 2018.

Edhe pse të dyja kanë mohuar përçarjen, fansat shpesh kanë nxitur krahasime dhe tensione mes tyre.

Ndërkohë, dasma e Selenës me Benny Blanco muajin e kaluar ka ndezur reagime në rrjet, përfshirë edhe komente ironike ndaj Justin, i cili publikoi këngën “I Do” në të njëjtën kohë, një veprim që shumë fansa e panë si kundërpërgjigje emocionale. /Telegrafi/