LAJMI I FUNDIT:

Sela: Duhet të frikësohemi nga kompromiset që janë bërë me ligjin për amnisti

Sela: Duhet të frikësohemi nga kompromiset që janë bërë me ligjin për amnisti

Ziadin Sela sot realizoi takim me shefin e zyrës së NATO-s në Maqedoni, Zoran Jankoviq, ku pas takimit ai tha se të dytë kanë biseduar për propozim amendamentet të cilat i kanë dërguar në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Sela gjithashtu gjatë konferencë për shtyp në Kuvendin e Maqedonisë tha se Zoran Jankoviqit i ka dërguar mesazhin se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është segment i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.

“Mendojmë se është shumë e rëndësishme që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa me këtë të mos tërheqë me vete problemet e brendshme kur të anëtarësohet në NATO. Në këtë kontekst, propozimet tona janë që qytetarët e Republikës së Maqedonisë të ndihen të barabartë me të drejta të barabarta, dhe jo se si ka funksionuar për 30 vitet e fundit kur kemi pasur dy kategori qytetarësh, qytetarë dhe si qytetarë. Për fat të keq, propozuesi, në këtë rast Qeveria, kërkon të fillojë me fjalinë e parë në Preambulë me qytetarët dhe popullin maqedonas dhe të vazhdojë “si qytetarë dhe pjesë të popullit”. Askush nuk duhet të ketë frikë nga barazia dhe drejtësia, ndërsa të gjithë duhet të frikësohemi nga kompromiset që janë bërë me ligjin për amnisti dhe me kompromiset tjera që shohim përmes PSP-së”, tha Sela.


I pyetur nëse partia e tij do t’i mbështes ndryshimet kushtetuese nëse nuk pranohen propozimet e tyre, Sela tha se qëndrimin e partisë do ta deklarojnë pas disa ditëve.

Në pyetjen për deklaratën e sotme të Bujar Osmanit, Sela tha se “deklaratave të Osmanit është vështirë tu besohet. Ajo çka kërkojmë ne është që gjuha e nënës së tij të respektohet si të gjithë gjuhët e komuniteteve tjera”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori