Në muajt e fundit para vdekjes së tij, aktori i serialit "Friends", Matthew Perry, sipas burimeve të afërta, ishte i shqetësuar se Charlie Sheen mund të zbulonte publikisht se ai kishte rënë sërish në varësi.

Perry kishte punuar shumë për të ndërtuar një imazh të kthjellët dhe të rikuperuar, dhe frikësohej se sinqeriteti i njohur i Sheen mund ta rrënonte këtë reputacion.


Burime nga industria thanë se, megjithëse të dy aktorët ndanin një histori të përbashkët betejash personale me varësinë dhe një lloj respekti reciprok, marrëdhënia e tyre ishte e mbushur me tension.

Charlie dhe Matthew

“Ai ishte i vetmi që mund ta demaskonte Matthewn dhe kjo e frikësonte atë".

Më vonë, gjatë një turneu për librin e tij autobiografik "The Book of Sheen", Charlie tha se nuk e njihte mirë Perryn, por ndjente shumë respekt dhe empati për të.

Ai tregoi se kishte lexuar autobiografinë e Perryt dhe se libri e kishte prekur thellë, por për fat të keq, nuk arriti ta kontaktonte përpara se Perry të vdiste, vetëm tre javë më vonë, më 28 tetor 2023.

Dy vjet më pas, motra e tij, Caitlin Morrison, tha se vazhdon ta ndiejë praninë e Matthewt në jetën e saj.

U shpreh se shpesh dëgjon në mendje reagimet që vëllai i saj do të kishte ndaj ngjarjeve të ndryshme, si të ishte ende aty. /Telegrafi/