Sekreti më i ëmbël i Lubizhdës: "Gerti Foods" hap fabrikën moderne të prodhimit të produkteveve të pastiçerisë
Kompania lidere në prodhimin e produkteve të pastiçerisë, “Gerti Foods”, ka inauguruar të premten fabrikën e re në Lubizhdë të Prizrenit. Krahas përfaqësuesve nga komuniteti i biznesit nga rajoni i Prizrenit, në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe autoritetet komunale të Suharekës si dhe diplomatë të huaj.

Shpejtim Agushaj, Talat Binaj dhe Idajet Osmanollaj. Ismet Mulaj, drejtori ekzekutiv i “Gerti Foods”, bëri të ditur se kompania është themeluar nga afaristët e përmendur më lartë të cilët kanë biznese në Kosovë, Kroaci dhe Hungari, dhe se për nga veprimtaria është unike në këtë pjesë të Evropës.

Sipas tij, biznesi është unik për nga lloji i vet sepse nuk ka biznes të këtij lloji në gjithë Evropën Juglindore, fabrikë kjo e cila do të prodhojë produkte jo vetëm për tregun e Kosovës dhe rajonal, por edhe për tregun e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Fabrika “Gerti Foods” synon që mbi 70% të prodhimeve t’i eksportoj në vendet e Bashkimit Evropian, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik të vendit dhe përforcimin e lidhjeve tregtare me partnerët ndërkombëtarë!
Facebook: Gerti Foods Nr. tel: 049 111 150 E-mail: Info@gertifoods.com Adresa: Str,Kalaja e Shkupit 20000 Prizren Kosovo, Prizren, Kosovo






























