LAJMI I FUNDIT:

Guterres mbështet thirrjet për një agjenci të re të OKB-së për inteligjencën artificiale

Guterres mbështet thirrjet për një agjenci të re të OKB-së për inteligjencën artificiale

Organizata e Shteteve të Bashkuara duhet të krijojë një trup ndërkombëtar për të ndihmuar në qeverisjen e përdorimit të inteligjencës artificiale, teksa teknologjia vazhdimisht zbulon rreziqet dhe përfitimet e saja potenciale, kjo sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

OKB-ja ka një mundësi për të vendosur rregulla të dakorduara ndërkombëtarisht për monitorimin dhe rregullimin e inteligjencës artificiale, deklaroi të martën Guterres në takimin e parë ndonjëherë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i përkushtuar për qeverisjen e inteligjencës artificiale.

Ashtu sikurse OKB-ja ka themeluar trupa të njëjtë për të menaxhuar përdorimin e energjisë nukleare, për të rritur sigurinë e aviacionit dhe për të përballuar sfidat e ndryshimeve klimatike, tha Guterres, OKB-ja ka një rol unik për ta luajtur në koordinim e përgjigjes ndërkombëtare ndaj inteligjencës artificiale, raporton CNN, transmeton Telegrafi.


OKB-ja veçse ka përdorur inteligjencën artificiale në operacionet e saja për të monitoruar armëpushimet dhe për identifikimin e modeleve të dhunës, shtoi ai, dhe operacionet paqeruajtëse dhe humanitare të OKB-së janë duke u shënjestruar nga akterë armiqësor të cilët inteligjencën artificiale e përdorin për qëllime të këqija, “duke shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzore”.

“Përdorimi dashakeq i sistemeve të inteligjencës artificiale për qëllime terroriste, kriminale ose shtetërore mund të shkaktojë nivele të tmerrshme të vdekjes dhe shkatërrimit, trauma të përhapura dhe dëmtim psikologjik në një shkallë të paimagjinueshme”, paralajmëroi Guterres.

“Inteligjenca artificiale gjenerative ka një potencial të madh për të mirën dhe të keqen. Vetë krijuesit e kësaj teknologjie kanë paralajmëruar se ka rreziqe shumë më të mëdha, potencialisht katastrofike dhe ekzistenciale. Pa veprime për të adresuar këto rreziqe, ne jemi të braktisur në përgjegjësitë tona ndaj brezave të tanishëm dhe të ardhshëm”, bëri të ditur Guterres.

Ndër të tjera Guterres tha se deri në vitin 2026, OKB-ja duhet të zhvilloi një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme e cila ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në armët e luftës plotësisht të automatizuara.

Ai gjithashtu u zotua se deri në fund të vitit do ta formojë një organ këshillimor i cili do të zhvillojë propozime për rregullimin më të gjerë të inteligjencës artificiale, dhe në pika të shkurtra e paraqiti një përmbledhje të politikave në ardhje me rekomandime për qeveritë se si t’i qasen teknologjisë me përgjegjësi. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Teknologji
Kalo në kategori