LAJMI I FUNDIT:

Sekretari britanik i Thesarit njofton vendosjen e ‘taksës për korporatat’: Rritje deri 25 për qind për t’u rikuperuar nga pandemia

Sekretari britanik i Thesarit njofton vendosjen e ‘taksës për korporatat’: Rritje deri 25 për qind për t’u rikuperuar nga pandemia

Sekretari britanik i Financave, Rishi Sunak ka njoftuar se Taksa e Korporatës do të rritet në 25 për qind, ndërsa qeveria kërkon të rivendosë financat publike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Sunak tha se ndryshimet do të hyjnë në fuqi pasi Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit pret që ekonomia të kthehet në nivelin e saj para pandemisë.

“Jemi duke mbrojtur bizneset e vogla me fitime prej 50 mijë funta [rreth 60 mijë euro] ose më pak, duke krijuar një Normë të Fitimeve të Vogla, të mbajtura me normën aktuale prej 19 për qind. Kjo do të thotë që rreth 70 për qind e kompanive – 1.4 milion biznese – do të jenë plotësisht të paprekura”, tha Sunak, përcjell Telegrafi.


Sipas ligjit të ri, që pritet të hyjë në fuqi në muajin prill të 2023-së, kompanitë me fitime më shumë se 250 mijë funta [rreth 300 mijë euro] në vit.

Ndërsa, sipas kryeministrit Boris Johnson punëtorët do të kthehen në zyra “brenda disa muajve”.

Johnson: Punëtorët britanik do të kthehen në zyra brenda pak muajve
Lexo po ashtu Johnson: Punëtorët britanik do të kthehen në zyra brenda pak muajve

“Unë e di që disa njerëz mund të imagjinojnë se të gjitha konferencat do të jenë kështu, të zhvilluara në Zoom ose Teams. Nuk e besoj. Për asnjë moment. Për disa muaj të shkurtër, nëse gjithçka shkon sipas planit, ne në Britani të Madhe do të rihapim ekonominë tonë. Dhe më pas, më besoni, britanikët do të konsumohen edhe një herë me dëshirën e tyre për një takim të drejtpërdrejtë ballë për ballë”, tha Johnson.

Qeveria britanike pritet të udhëzojë njerëzit të vazhdojnë punën në distancë deri në 21 qershor, kur kufizimet më të gjera të bllokimit janë vendosur të marrin fund.

Aktualisht sipas Worldometer, Britania e Madhe ka 123,783 mijë të vdekur nga COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori