Sekretari i AAK-së: Opozita të sqarohet pse s'e votoi mocionin për Rikalon
Në seancën e sotme të Kuvendit nuk ka kaluar mocioni për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo. Me gjithë kërkesat për shkarkim e protesta, partitë opozitare i mblodhën vetëm 27 vota pro këtij mocioni, ndërsa 40 vota ishin kundër dhe një abstenim. E krejt këtë situatë e ka vlerësuar si hipokrizi sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Valon Tolaj.
Tolaj u ka kërkuar partive opozitare që të sqarohen para publikut pse nuk e votuan atë që e kërkuan vetë.
Reagimi i plotë i Tolajt: E pakuptueshme dhe hipokrizi. Kerkuan seance dhe ngriten mocion per shkarkimin e nje ministri. Gjithe diten vajtuan e fajesuan Kryeministrin Haradinaj. I terrorizuan qytetaret me fjalime te llojllojshme. Krejt ne fund, mocionin e kerkuar vet, nuk e votuan as gjysma e tyre. Nga 59 deputet te opozites, vetem 27 votuan. Te tjeret iken nga votimi. Veq ata vet e dijne arsyen ?! Dhe krejt ne fund dalin ne konference shtypi dhe vazhdojne vajtimin qysh deputetet e pozites nuk i mbeshteten ne mocion. Tregojuni qytetareve pse nuk votuat ate qe vet e kerkuat ?! Te pakten arsyetoni fjalimet qe mbajtet gjithe diten.






























