Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, një një intervistë për Telegrafin ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ekipin Negociator e ka kthyer situatën para një viti kur ishte vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai që fliste për dialogun.
Sejdiu tha se PSD që nga viti i kaluar ka tentuar që ta bëjë bashkë spektrin politik shqiptar për dialogun me Serbinë.
” Ne kemi tentuar që me anë të një ide të cilën në atë kohë ia kemi shpalosur opozitës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes, ku kemi thënë që ekipi, platforma të bëhen me 2/3 e votave, aso kohe me 81 vota të deputetëve të votohet edhe platforma edhe të krijohet një komision parlamentar i cili do të udhëhiqet nga opozita dhe në këtë mënyrë të bëjmë një kontroll nga parlamenti mbi dialogun dhe të kemi një lloj zëri në dialogim me Serbinë, kjo ide nuk ishte pranuar nga LDK dhe VV, duke e quajtur këtë lojë të presidentit Thaçi”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu, shtoi se gjashtë muaj më vonë, ishte kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ai që pasi ishte votuar platforma, ekipi për dialog kishte thënë se ajo është rruga për të ecur përpara me 2/3 të votave në Kuvend.
“Ne fakt ne kemi dasht që si PSD dialogun ta kthejmë në Kuvend, dhe mos ta lejojmë monopolin tek një njëri në atë kohë ishte Hashim Thaçi, dhe logjika e gjërave ishte që të ndalimin diskutimin e Thaçit që e bënte gjithandej, që ishte korrigjimi i kufirit, ky ishte qëllimi ynë, ne përmes platformës e cila është votuar në Kuvend e që është valide jemi munduar ta ndalimi. Por pas vendimit të gjykatës që ekipi nuk ka kompetenca ne rrjedhimisht nuk jemi më aty”, tha ai.
Ai tha se tre pjesëtarët e PSD-së, janë tërhequr nga Ekipi Negociator një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi që nuk ka kuptim të jenë në një ekip i cili nuk ka kompetenca, duke shtuar se qëllimi ishte që dialogu t’i kthehej Kuvendit dhe jo të vazhdohet siç është bërë nga viti 2011.
Sa i përket dialogut me shtetin serb, Sejdiu tha se logjika e gjërave nuk është se kush duhet të jetë më e i mençur por duhet të jenë të bashkuar si Kosovë përballë Serbisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania