Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu më 20 qershor të vitit 2008, kishte mbajtur një fjalim para Këshillit të Sigurimit të Oraganizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku kishte shfaqur shqetësimin se Serbia kishte promovuar një politikë që udhëheqësit e saj e quajnë “ndarje funksionale” të serbëve nga shqiptarët në Kosovë.
Ai kishte thënë se Serbia ka organizuar zgjedhje gjatë kësaj pranvere për qeveritë ilegale paralele të komunave në territorin e Kosovës por edhe ka dekurajuar serbët etnikë nga pjesëmarrja në qeverinë e Kosovës apo nga raportimi përmes një zinxhiri komandues multietnik të policisë.
“Populli i Kosovës me të drejtë është i shqetësuar për këtë kërcënim ndaj sovranitetit tonë. Ne jemi po aq të shqetësuar edhe me mesazhin që politikat e tilla ua përçojnë serbëve në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm ka propozuar gjithashtu dialog për të diskutuar aranzhmane të mundshme praktike për të adresuar kërcënimet ndaj stabilitetit. Ne jemi të hapur për këtë dialog”, kishte thënë Sejdiu.
Sejdiu gjatë këtij fjalimi ishte fokusuar te shpallja e pavarësisë në përputhshmëri me rekomandimet e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, njohjet e pavarësisë, që në atë kohë ishin 43, miratimin e 40 ligjeve në Kuvend, hyrjen në fuqi të Kushtetutës dhe fundin e periudhës së administrimit të OKB-së në Kosovë./Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit