Taulant Seferi është gati të rikthehet në futbollin evropian vetëm pas një viti të kaluar në Emiratet Arabe te FC Baniyas për Euro 2024, njësoj si të gjithë shokët e tij të skuadrës te ekipi kombëtar i gjithë shqiptarëve.

Sulmuesi shqiptar ishte i huazuar te skuadra arabe nga ukrainasit e Vorska Poltava, derisa e ardhmja e tij duket shumë e mirë.


Mediumi italian 'TMW' ka raportuar se ylli shqiptar gjatë verës mund ta bëj hapin e madh në karrierë, pasi ka interesim nga Serie A dhe Liga Premier.

“Seferi luan me të djathtën, por aktivizohet në të majtë, siç i pëlqen trajnerit Sylvinho”.

Titullar i Shqipërisë dhe një nga kërcënimet kryesore për Italinë në duelin e 15 qershorit”, vijon TMW duke iu referuar përballjes në ‘Signal Iduna Park’, sfida e parë e Shqipërisë në grupin B. Ku bëjnë pjese edhe Spanja e Kroacia.

Ofertat nuk mungojnë dhe e ardhmja e Seferit mund të jetë Serie A ku kërkohet nga Cagliari, Lecce dhe Empoli që duan transferimin e shqiptarit.

Taulant Seferi 2

Ndërkohë për 27-vjeçarin ka shprehur edhe skuadra e sapo futur në Ligën Premier, Ipswich Town.

Sigurisht që ndeshjet në Evropian do të jenë një shtysë për klubet për ta parë Seferin i cili mund të largohet nga Vorska për një shumë rreth dy milionë euro. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app