Pas SUV EQC elektrike, prodhuesi gjerman do të paraqesë një model tjetër elektrik - sedanin luksoz EQS.

Kjo makinë, që shumë e quajnë Mercedes S-Class, debutoi në vitin 2019 në formën e konceptit elegant Vision EQS, transmeton Telegrafi.


2701588195f157b928d466210764500 v4 big

Kur koncepti u paraqit në Motor Show në Frankfurt të vitit të kaluar, prodhuesi gjerman u mburr me këtë se kjo makinë mund të përshkruajë mbi 700 km me një bateri të plotë.

Drejtori i Daimler, Ola Kalenius, konfirmoi në një takim të fundit të aksionarëve të kompanisë se prodhimi EQS gjithashtu do të ketë një gamë prej 700 km.

11006195215f157b926ff3c582647446 v4 big

Sipas tij, ky rezultat do të arrihet falë baterive shtytëse që prodhon Daimler në fabrikën e saj në Stuttgart.

Kujtojmë që Tesla Model S Long Range Plus u bë makina e parë elektrike serike në Shtetet e Bashkuara që kishte një gamë mbi 640 kilometra. /Telegrafi/

6160775675f157b924962c053038856 v4 big

19855104125f15897959709612426774 v4 big