LAJMI I FUNDIT:

Seancë publike në Gjykatën e Apelit për rastin “Sazdovski”

Seancë publike në Gjykatën e Apelit për rastin “Sazdovski”

Në Gjykatën e Apelit në Shkup, sot do të mbahet seancë publike për rastin “Sazdovski”. Lënda në këtë gjykatë vijon pas ankesave të parashtruara nga mbrojtja e të pandehurve Besir Bela dhe Skender Demiri, të cilët në prill të vitit 2019 u dënuan nga Gjykata Penale Shkup, me nga 19 vjet burg për vdekjen e Nikolla Sazdoskit.

Për këtë vendim ankesë ka ngritur edhe prokuroria e Shkupit e cila kërkon dënim maksimal për të pandehurit.

Ngjarja midis të pandehurve dhe Sazdovskit ndodhi në qershor të vitit 2018 në stacionin e autobusit në vendbanimin Avtokomandë. I riu Sazdovski u dërgua në Qendrën Klinike, por pas dhjetë ditësh në komë ai vdiq. Përveç dënimit me nga 19 vjet burg, gjykata urdhëroi të pandehurit të paguanin dëmshpërblim familjes Sazdovski për dhimbjen shpirtërore që kishin përjetuar.


Nga ana tjetër, mbrojtja e të pandehurve këmbëngul se në këtë ngjarje nuk ka elemente për veprën penale “vrasje brutale”, por është veprim kriminal “dhunë”, siç u parashtrua edhe raporti fillestar.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori