Monitoruesit e procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale, si dhe bashkëluftëtarët e ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë e kanë kritikuar vendimin e trupit gjykues për seancat private të vazhdueshme gjatë dëshmive të dëshmitarëve të prokurorisë së specializuar.
Monitoruesit e procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale, si dhe bashkëluftëtarët e ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë e kanë kritikuar vendimin e trupit gjykues për seancat private të vazhdueshme gjatë dëshmive të dëshmitarëve të prokurorisë së specializuar
Një javë plot me seanca gjyqësore ka qenë në Dhomat e Specializuara, por me shumë pak informacione për publikun rreth deklarimeve aty.
Gjykata Speciale po e vazhdon avazin e mos transparencës në seanca, duke i mbajtur private pjesën më të madhe të tyre.
Njëjtë ndodhi edhe në seancën e fundit të Pjetër Shalës e asaj ndaj Thaçit dhe të tjerëve, bile për këtë të fundit ka ankesa bashkëluftëtari i ish-krerëve të UÇK-së.
Arif Aliu thotë se nuk e di çfarë po dëshmojnë dëshmitarët e prokurorisë.
“Edhe del fol diçka zi e askush nuk e merr vesh, na nuk e dimë çka po thonë ata. Po dua me ditë edhe unë çka po thotë ai dëshmitar, ndoshta jam dëshmitar i asaj pune, dua me ditë apo fol drejt a po gënjen. Kjo që po ndodh me mbylljen e seancave neve na mundon”, ka thënë Aliu.
Por përveç publikut, të mangëta informacionet i kanë edhe ata që e monitorojnë punën e Speciales.
Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se opinioni ka nevojë të dëgjojë dëshmitë, që në fund të aktgjykimit të kuptojë nëse vendimi, çfarëdo qoftë ai, ka qenë meritor.
“Edhe monitoruesit e kanë problem të kuptojnë se çka është duke ndodhur në të vërtete brenda seancës, unë mendoj se trupi gjykues duhet të kujdeset që informatat që lidhen me identitetin e dëshmitarit apo familjarëve të tij të mos transmetohen, ndërkaq pjesa tjetër e dëshmisë që nuk ndikon në identifikimin e tij, të jetë e hapur për publikun”, ka thënë Alija.
Nga ana tjetër në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se duhet të ndiqet një proporcionalitet, me ç’rast shpjegohet se çka rrezikohet nëse seancat mbahen publike dhe jo të fshehura për audiencën.
“Në secilin rast nuk mund të shkohet me vlerësime ndoshta abstrakte sa i përket mbylljes së seancave, mirëpo në secilën rast duhet të specifikohet, se mbajtja publike e seancës çka rrezikon. Për shkak se gjykimi publik është njëra nga komponentët kryesore edhe të gjykimit të drejtë në bazë të konventës evropiane për të drejtat e njeriut dhe kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Shala.
Pas më shumë se dy vjetësh në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill. Për muajin maj janë paraparë të zhvillohen dhjetë seanca.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame